• |
ide | kryesore

Pas sulmit nga mediat greke për simbolet kombëtare reagon Eleni Foureira

Paparazzi, Slider



Siç dihet tashmë në Eurovizion do të jenë tre shqiptarë, por vetëm njëri prej tyre do të na  përfaqësojë dhe ai është Eugent Bushpepa. Para pak ditësh këngëtari publikoi një foto me përfaqësuesen e Qipros ndërkohë dhe shqiptare me simbolin kombëtarë shqiponjën. Por grekët kanë reaguar shumë ashpër duke e sulmuar Eleni Foureira dhe kanë shkruar se veprimi i saj ishte një provokim. Por edhe Foureira e ka një mesazh për to.

“Muzika është për të bashkuar dhe jo ndarë njerëz, e prandaj jam këtu pa asnjë lidhje me gjithë këto çështje nacionaliste që disa njerëz më akuzojnë mua.

Me të vërtetë e dua Greqinë dhe askush e asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Le të shkojmë tani e të përfaqësojmë Qipron në mënyrën më të mirë”, shkruan Foureira.

Çështjet etnike ose diferencimet nacionaliste janë gjithnjë një plagë e hapur dhe e shëmtuar në Ballkan. Njerëzit kapen pas simboleve dhe imazheve për të krijuar ndarësi e dallime, duke u distancuar kësisoj  nga toleranca, kultura dhe harmonia.

She’ll literally light up the ESC stage!!! @foureira you rock girl!!

A post shared by Eugent Bushpepa (@eugentbushpepa) on




1 Comment

  1. Ketu ne shqiperi flamuri helenas na valevitetne tere hapesirat e jugut dhe qeverite tona as qe ndihen per shkelje te drejtave teritoriale, na mbyten greket ne jug, sa te duket vehtia sikur je ne greqi. Kurse greket, me nje simbol te flamurit qe ka bere kjo vajze, qe vlen per tu falenderuar per atdhe dashurine, me gjithese QIPRIOTE, me prjardje shqiptare greket po i bekerkan namin. A shihni sa larg jemi ne qe jetojme ne shqiperi,, dhe kjo vajze,, ashihni se c;bejne greket per nje simbol e denigrojne, ne u ngreme edhe flamuret. MIre qe su themi merrni dhe tapite e shtepijave se jua adopto qeveria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *