• |
ide | kryesore

Radha e Manjola Xhaxhos në sitën e vettingut

Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancës me gjyqtarin e Kushtetueses Fatmir Hoxha të hënën, kalon në sitën e vetingut gjyqtaren e Tiranës, Manjola Xhaxho.

Sipas kalendarit të KPK-së, seanca dëgjimore është parashikuar me 10 maj, në orën 11.00. Trupa gjykuese përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.

Xhaxho është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor, dhe ushtron profesionin prej 16 vitesh. Për shumë vite ajo është gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, duke trajtuar çështje civile, të drejta pronësore dhe trashëgimore, etj. Xhaxho ka qenë gjithashtu edhe këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *