• |
ide | kryesore

Reagon policia: Arrestimet në Itali për trafikun e drogës 3 vite më parë

Lajme, Të fundit



Mediat italiane raportuan për një seri arrestimesh të shqiptarëve në Itali të akuzuar për trafik droge me avionë mes dy vendeve tona. Policia sqaroi se nuk ka asnjë zbulim të ri në trafikun e drogës, pasi bëhet fjalë për një ngjarje të vjetër, të raportuar më herët në media, por që vazhdon të jetë në proces në Itali.

“Lidhur me lajmin për operacionin antidrogë në Itali, rezulton se është procedim i disa viteve më parë dhe po zbatohen fletë-arrestet e Prokurorit të DDA së Bolonjës pas apelimit që kishin bërë 7 prej personave të akuzuar në 2015.

Operacioni është i vitit 2015 i koduar “Free-Flight”, operacion ky i zhvilluar në bashkëpunim me Policinë shqiptare” raporton zyra e shtypit e policisë. Media italiane njoftoi se nën hetim janë një rrjet i përbërë nga shtetas shqiptarë të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës në Itali dhe veçanërisht në rivierën romanjole.

https://www.youtube.com/watch?v=q5gv6OjFFYw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *