• |
ide | kryesore

Rihanna: “Lidhja me arabin dhe dashuria për Drake”

Paparazzi, Slider



Pak muaj pas ditëlindjes së saj të 30-të, Rihanna ka zbuluar disa detaje interesante nga jeta e saj në një intervistë për Vogue. Aty foli për lidhjen e saj të dashurisë me milionerin Hassan Jameel dhe për marrëdhënien e saj me Drake.

Këngëtarja ka folur për dëshirën që të bëhet me fëmijë dhe sa presion i ushtron shoqëria për moshën. Por për momentin, një fëmijë nuk është në planet e yllit të popit. “Nuk do bëj si yjet e tjera, nuk do i lë fëmijët e mi tek dadot. Do jem nënë që rri dhe kujdeset me ta”, tha ajo.

Tani është e fokusuar tek karriera, edhe pse historia e dashurisë me Hassan Jameel është shumë mirë pasi tregoi se nuk ka njohur njeri me kaq vlerë përpara.

Para se të njihej me Hassan, Rihanna ka përjetuar histori dashurie me Chris Broën dhe Drake. Historia me Drake kënaqi gjithë botën, por u ndërpre papritur, pa treguar arsye.

“Sot nuk jemi as miq, as armik”, tha Rihanna duke bërë të qartë se mes tyre ka thjesht indiferencë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *