• |
ide | kryesore

Spitali Amerikan, promotor i turizmit shëndetësor në rajon

Stil



Spitali Amerikan dhe Genesis Clinic zhvilloi dje në Prishtinë konferencën ndërkombëtare “Turizmi Shëndetësor “me fokus trajtimin e Infertilitetit. Me pjesëmarrjen e mjekëve të njohur shqiptarë e të huaj kjo temë u diskutua gjerësisht për vetë kontributin që Spitali Amerikan kanë dhënë gjatë gjithë këtyre viteve në zhvillimin e turizmit shëndetësor në Shqipëri e tashmë edhe në degën e tij në Kosovë. Ky spital konkurron me cmime dhe cilësi vende të zhvilluara të Europës.

Për të njëjtën cilësi shërbimi e trajtimi shëndetësor Spitali Amerikan ofron trajtimin më bashkëkohor të infertilitetit duke përdorur jo vetëm teknologjitë më moderrne por edhe një staf të specializuar mjekësh.

Në këtë konferencë organizuar nën kujdesin e veçantë të Administratorit të Përgjithshëm të Spitalit Amerikan Z. Klodian Allajbeu dhe Administratorit të Genesis Athens Dr.Konstantinos Pantos morën pjesë Presidenti i Urdhërit të Mjekut në Kosovë, z. Pleurat Sejdiu,z. George Patoulis, Presidenti i Këshillit Grek të Turizmit Shëndetësor, Z. Nicolae Baniciou, Kryetari i Shoqatës së kardiologëve të Kosovës prof.Gani Bajraktari, Kryetari i Shoqatës së Reumatologëve të Kosovës Prof.Sylejman Rexhepi, Ministri i Shëndetësisë së Rumanisë si dhe një sërë mjekësh të njohur obsetër gjinekologë, kardiologë, radiologë.

Gjatë konferencës u diskutua për bashkëpunimin ndërkufitar në turizmin shëndetësor, zhvillimin e më tejshëm të tij si dhe risitë në fertilizimin invitro ku përfshihen teknologjitë e reja, protokollet mjekësore. Në fund të kësaj konference Spitali Amerikan në Kosovë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesit e shtetit të Greqisë dhe Rumanisë për hapjen e një shoqate të turizmi shëndetësor në Kosovë.

Në planet afatgjata të Spitalit Amerikan është zhvillimi i mëtejshëm i turizmit shëndetësor në Shqipëri e Kosovë. “Për këtë jemi duke investuar shumë në infrastrukturë, teknologji dhe staf mjekësor të kualifikuar, në mënyrë që të konkurojmë denjësisht vendet e rajonit si Maqedonia, Serbia dhe Turqia dhe ta rikthejmë shëndetësinë e Kosovës në nivelin që të gjithë e dëshirojmë”, u shpreh Administratori i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu. (artikull promocional)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *