• |
ide | kryesore

Tërheqja e Nikollës për ID e prindërve të nxënësve, reagon PD: Tallje me shqiptarët, njësoj si dorëheqja e Tahirit

Lajme



Pas tërheqjes së Ministrisë së Arsimit nga projekti për mbledhjen nga nxënësit të të dhënave të prindërve të tyre, vjen reagimi nga kryetarja e Komisionit të Arsimit Albana Vokshi. Kjo e fundit përmes një statusi në ‘Facebook’ e cilësoi hapin pas të MASR-së, tallje me shqiptarët, të njëjtë me dorëheqjen dje të Tahirit nga mandati i deputetit. Vokshi iu përgjigj pretendimit të Ministrisë së këto informacion duheshin për të krijuar një rrjet komunikimi me prindërit. Sipas saj këto të dhënat e komunikimit në kohë reale me prindërit mjafton numri i telefonit ose e-email i vetëm një prindi.  Ja cfarë shkruan Vokshi.
TËRHEQJA E NIKOLLËS TALLJE ME SHQIPTARËT
Tërheqja e Ministrisë së Arsimit nga mbledhja e paligjshme e të dhënave personale të prindërve nëpërmjet nxënësve është nje tallje me shqiptarët, e njëjtë me dorëheqjen e Saimir Tahirit.
Për të dhënat e komunikimit në kohë reale me prindërit mjafton numri i telefonit ose e-email i vetëm një prindi. Numri i kartës së identitetit të prindërve, mund t’u duhet për identifikim në zgjedhje, por jo për komunikim në kohë reale. Tërheqja e Lindita Nikollës, nëse është e vërtetë, është e pamjaftueshme!
Ministrja e Arsimit duhet të tregoje se përse gjeti një mekanizëm të paligjshëm që të sigurojë brenda natës numrat e kartave të identifikimit të të paktën 70% të shqiptarëve, pra të babait dhe të nënës së çdo fëmije që ndjek shkollën.
PD u bën thirrje edhe një herë prindërve të mos japin të dhënat e tyre personale tek një bande që do t’i përdorë ato për qëllime elektorale! Partia Demokratike po e ndjek me ekspertët e saj këtë çështje dhe siguron Ministren Nikolla se do të përballet me drejtësinë për shkeljen flagrante të ligjit!



2 Comments

  1. rames i duhet edhe numri i palles se prinderve meshkuj,nuk e kenaqi ngjala dy metra e lalzit e ta kenaq nji pall 15 centimetra ne prapanic.dash pza kur e kishte grua ramen i ka futur tranguj e bananane braziljane.rama tash kerkon kastravec vllore 55 cm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *