• |
ide | kryesore

Aksident në Fushë-Krujë, këmbësorja përplaset për vdekje

Lajme, Të fundit



Një grua 40 vjeçe është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në aksin rrugor Fushë Krujë–Tirane në fshatin Larushk.

“Mjeti me targa AA 222 TY, me drejtues shtetasin K.D. ka aksidentuar shtetasen këmbësore B. D. 40 vjece, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Tiranë”, sqaron policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, i cili do pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë të saj dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *