• |
ide | kryesore

FOTO/ Përplasen tre makina në Rrugën e Kombit, 6 të plagosur

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30 të së shtunës në aksin rrugor Rrëshen – Milot. 3 automjete janë përplasur duke shkaktuar të paktin 6 të plagosur, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur një Volkswagen me targë KS 01-994 IG me drejtues F.S., një Opel me targë KS 03-272 FI me drejtues F.N. dhe një Benz me targë AA 254 OH me drejtues F.L.

Sipas policisë është plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit Volkswagen, si dhe një nga pasagjerët e mjetit Opel, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Të lënduar kanë mbetur edhe  3 pasagjerë në mjetin tip Opel (ndër ta 2 fëmijë), të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

©LAPSI.al 



1 Comment

  1. Kjo eshte nje lufte ne vendin tone shqiperi dhe veriu i saj kosova.
    deri ne 4-5 vet e me shume ka dite te mbytur ne trafikun rrugore.
    nuk eshte sekret fenomenal,por vete skamja dhe nga gomari ne bmw e mercedes audi,dhe logjikat e shpellave osmane,i fabrikojn keto aksidente.
    ore ma shume aksidente se ne gjarmanin me afro 85 milion banore me llogarit emigrimin ne te zezen pa u deklaruar.
    sa banore kane tani pa mergaten shqiperia dhe kosova.
    ju garantoj se kosova mac 600 mi,se regjistrimi i pa sakt por derifikun e fundit ka treguar 1 milion e 700 mi banore me emigrimin.
    dhe mbi 1nje milion jane jashte kosove dhe sduhet llogarit si banore te perherdhum se nje numer edhe jane adimiluar,dhe shumica as qe kthen kurr te jetojn ne kosove.
    e njejta per shqiperin,ku veshtir te fihet sesa eshte emigrimi jashte shtetin.dhe tani mund te jene max 1.5 milion,apo edhe vetem 1nje milion se ka fashatra te zbrazda.
    dhe te ket gjithe keto aksidente.
    pra 95%e shoferave te vendit tone nuk njofin asgje,apsolut asghe ne sekrete grahje vatyre.
    psh.ne distance largesia nga makina para.
    tejkalime fatale.
    mos shikimi ne pasqyre.
    mos llogaritja ne hyrje dhe dalje ne rtuget e fshatrave,dhe brusk frenim apo devijim drejtimi.
    dhe mos llogatitje se pos autoudhes me distance e grahje matematik stili evitim treziku,kund te ne rruget nuk plotsojn kushte per mbi 50km h.
    dhe fatalja tejkaliim edhe ne kthesa ku mundon pamja dbe Bum-Bum..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *