• |
ide | kryesore

Ministri Bushati flet për ndryshime që Rama do bëjë në Qeveri: Është kompetencë e kryeministrit

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, pas homazhe për nder te 5 Majit, ka dhënë detaje nga Shkodra lidhur me paktin për Detin me Greqinë dhe i është përgjigjur edhe interesit te medias lidhur me deklaratën e Ramës për ndryshime ne Qeveri, nëse do te jete e nevojshme.

Ai ka sqaruar se raundi i fundit ishte konstruktiv, ndërkohë qe bën me dije se do te ketë një raund te ri ne Athine.

“Ne jemi duke vazhduar punën dhe ky është një proces jo i lehte. Për një pjese te çështjeve ka dakordesi. Jemi ne rrugën e duhur. Janë çështjet e kufizimeve detar. Raundi ne Tirane ishte konstruktiv. Janë bere disa konsulta ne nivel diplomatik dhe teknik. Do ketë një raund te ri ne Athine dhe një takim me homologun grek”- tha Bushati.

Opozita e quan si pazar?
Ka nisur ne 2014. Janë shqyrtuar praktikat e drejtës ndërkombëtare. Dosja është voluminoze. Për çështjen e detit ka praktika gjyqësore te shumëllojshme. Nuk do jete një marrëveshje ku palët do tentojnë t’ia hedhin njeri-tjetrit, por do te jete nje marrëveshje e drejte dhe e zbatueshme.

Keni një koment për ndryshimet ne qeveri?
Çdo lloj çështje e tille është kompetence e kryeministrit.

 

 



2 Comments

  1. Këtë këngën e “kompetencave” të kryeministrit për të hequr ministrat, sikur po e dëgjojmë shpesh nga ministrat e Ramës. Nuk po thonë ndonjë gjë të re se kjo dihet se është ky kryeministër që zgjodhi edhe deputetë apo kryetarë bashkie me të kaluar kriminale, zgjodhi e vlerësoi Tahirin apo Beqjen si ministra të tij të suksesshëm.
    Por kur do të bëhen “burra” këta soj ministrash e t’ja përplasin kryeministrit të tyre, se për çdo veprim të tyre të dyshimtë, urdhërat i kanë marë prej tij ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *