• |
ide | kryesore

Shpërthimi i vullkanit Kilauea shkund Hawaiin me tërmet 6.9 ballë (FOTO)

Planet



Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë goditi Big Island në Hawaii.

Bëhet fjalë për tërmetin më të fortë, regjistruar që nga 1975-a deri më sot në arkipelag, ku prej ditësh ndodhin shpërthime të vullkanit Kilauea.

Mijëra vetë u evakuuan dhe shqetësimi për llavën që mund të ridalë dhe gazrat toksikë, është gjithnjë në rritje tek qendrat e banuara.

Autoritetet e ishullit evakuuan disa prej banorëve dhe izoluan zonën. Ekspertët e kanë përjashtuar alarmin e një tsunami të mundshëm.

Observatori vullkanologjik i Hawaiit referon se rrjedhja e llavës po spostohet në drejtim të lindjes së Puna-s, një zonë kjo e pasur me pyje dhe të mbjella.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *