• |
ide | kryesore

Vettingu në polici, flet Xhafaj: Jo kleçka procedurale, por një polici e paprekur nga krimi

Lajme, Të fundit



Për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj procesi i vetingut nuk ka qëllim të penalizojë punonjës të policisë nëpërmjet klecckave të dokumenteve, por do të jetë një proces i paanshëm. Ai foli në ditën e Dëshmorëve, ku u nderuan 222 policët e rënë në krye të detyrës.

Në këtë proces, ne kemi sjellë në Shqipëri përvojën e shumë vendeve të zhvilluara, ku lufta me elementët e inkriminuar brenda Policisë ka rezultuar mëse e suksesshme. Një sukses, në radhë të parë, për vetë Policitë e këtyre vendeve; një sukses që përkthehet në rend, siguri dhe devotshmëri më të madhe nga ana e tyre në shërbim të qytetarëve të tyre. Dua të rikonfirmojë se ky proces nuk ka aspak si qëllim që nëpërmjet kleçkave procedurale të dokumentacionit që duhet të paraqitet në kuadër të këtij procesi ne të penalizojmë punonjës të policisë, të çdo niveli. Është gjithë siguria ligjore dhe vullneti im si ministër që procesi i Vetingut në Policinë e Shtetit dhe Gardën të jetë një proces i paanshëm, objektiv dhe i barabartë, por dhe mirëkuptues me vështirësitë e të djeshmes sidomos me punonjësit e thjeshtë të trupës policore e Gardës së Republikës. Ne synojmë që ky proces të evidentoj dhe të largojë nga radhët e policisë elementët, sidomos në nivele drejtuese, të cilët direkt ose indirekt janë të lidhur apo në shërbim të krimit, janë të korruptuar, apo edhe të paaftë profesionalisht”, – tha Xhafaj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *