• |
ide | kryesore

VIDEO/ Juventus përmbys Bologna dhe i afrohet titullit të 7-të radhazi (shikoni golat)

Sport



Juventusi ka arritur një fitore të rëndësishme 3-1 në shtëpi kundër Bologna të shtunën mbrëma, duke e vazhduar rrugën drejt titullit të 7-të radhazi në Serie A.

Fitorja e mban skuadrën e Massimiliano Allegrit në vendin e parë në kuotën e 91 pikëve, duke e lënë prapa Napolin, me 84 pikë, por me një ndeshje më pak.

Miqtë befasuan “Zonjën e vjetër” duke kaluar në epërsi pas 27 minutash lojë, bardhezinjtë e përmbysën gjithçka në të dytën.

Fillimisht një autogol i De Maio dhe më pas Sami Khedira e Paulo Dybala i çuan shifrat në 3-1.

Më dy ndeshje të mbetura për Juventusin deri në përmbyllje të kampionatit italian dhe një epërsi prej 7 pikësh nga Napoli, torinezët janë shumë pranë titullit.

https://www.youtube.com/watch?v=SASCY63lKFc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *