• |
ide | kryesore

I bëri “like” ish-të dashurës, Arturit i rrezikohet martesa me bashkëshorten

Paparazzi



Një like në Facebook ka rrezikuar marrëdhënien shumë vjeçare të Arturit me gruan e tij, të cilën e kishte tradhtuar vite më parë.

Manjola dhe Arturi janë njohur kur ajo ishte vetëm 15 vjeç dhe kanë tashmë 18 vite së bashku. Ajo i ka pasur prindërit e divorcuar dhe më mirë se askush e di se sa dhemb tek fëmijët ndarja e prindërve. Për këtë arsye ajo edhe e ka faluar bashkëshortin e saj 10 vite më parë kur zbuloi se ai e tradhtonte.

Arturi i cili ishte sot në emisionin “Ka një mesazh për ty” ka treguar se kur ishte 24 vjeç është detyruar ta rrëmbejë Manjolën pas gjahstë muajsh nga njohja e tyre.

Duke qenë se familjet nuk i mbështetën ata patën mjaft vështirësi ekonomike. Por pavarësisht të gjithave Arturi thotë se asnjëherë nuk ka munguar dashuria mes tyre. Ai e ka vlerësuar bashkëshorten për sinqeritetin, vullnetin dhe angazhimet që ka marrë përsipër për t’i ardhur në ndihmë familjes, duke bërë më shumë se një punë. Por gjatë këtyre viteve martesë, Manjola shpesh herë e ka pyetur Arturin nëse e donte apo jo.

Arturi ka treguar se së fundmi të shoqes i ka humbur besimi tek ai:

“Para 10 vitesh unë tradhtova kurorën bashkëshortore dhe ime shoqe e vuajti. Por unë u shkëputa direkt nga ajo histori sapo ajo e mori vesh.Manjola për hir të familjes, të fëmijëve, e hodhi çdo gjë pas.”

Kaloi kohë dhe çdo gjë u kthye si më parë por sërish Arturi ra në të njëjtën grackë, me të njëjtin person. Këtë herë, jo tradhti fizike por virtuale. Ai i kishte dhënë një “like” (pëlqej) një postimi në facebook të ish-it të saj dhe kjo gjë sërish u vërejt nga Manjola.

Megjithse Arturi thotë se nuk kishte asgjë më tepër se një klikim i rastësishëm tek postimi i ish-it të saj, Manjolës i kanë lindur dyshime se ai po e tradhëton.

“Për këtë kam ardhur t’i kërkoj falje, ndjesë për çdo gjë sepse e lëndova. Nuk bëra mirë që e lëndova sepse e ka lënduar jeta. Ajo më ka vetëm mua.Mua më vret fakti që humba besimin tek ime shoqe, atë besim që unë dua ta rikthej. Nuk e di nëse duhet kohë… Por unë e kam sjellë sot për t’i dhënë një mesazh që e dua, nuk kam për ta tradhtuar dhe do ta dua për gjithë jetën”.

Përtej gjithë ankthit që përjetonte ai, Manjola e ka pritur me buzëqeshje momentin kur ka zbuluar se ishte Arturi personi përtej murit të studios që kishte një mesazh për të

Ai është çliruar por edhe habitur nga përgjigja bujare e gruas së tij. E mesa duket këtë herë Arturi ka folur me zemër në dorë, sepse ta pranojë publikisht tradhëtinë e të kërkojë të rifitojë besimin e bashkëshortes, nuk është aspak e lehtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *