• |
ide | kryesore

Juventus kampione e Italisë: Ja përse…

Sport



Tani nuk ka mrekulli që e ndryshon historinë. Torino (kur është e shkruar, eh…) ndali Napolin (2-2_ duke i dhuruar Juventusit kampionatin: i shtati rresht që fiton. Sepse në këtë pikë, është matematikisht e pamundur t’i ikë bardhezinjve. Napoli është -6 pikë nga Juve. As përballjet direkte nuk kanë më asnjë vlerë, sepse në barazim të plotë (1-0 e bardhezinjve në fushën e kundërshtarit me gol të Higuain, dhe 1-0 për napolitanët në kthim, gol i Kulibali). Tani, nëse Juve humb dy ndeshjet e tjera (kundër Romës në Olimpico, dhe në shtëpi me Veronën) dhe nëse napolitanët fitojnë tek të dy ndeshjet e mbetura (në Marasi me Sampdorian dhe në shtëpi me Krotonen), do të llogaritej diferenca në gola (plus 16) që ia jep kampionatin Juventusit. Në ndeshjet e mbetura, Napoli duhet të shënojë 16 gola dhe të shpresojë që Juve të mbetet thatë. Dhe kjo është shumë edhe për një mrekulli…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *