• |
ide | kryesore

Skandali/ Policia lë eshtrat e të vrarit në vendin e krimit (VIDEO) 

Lajme, Të fundit



Në vendin ku ndodhi vrasja e Xhavit Osmanit, shtetasit nga Mitrovica, ka ende mbetje të eshtrave të viktimës. Gazetari i ABC News, i cili filmoi orëve të para të kësaj të diele tregon se mes blozës dalloi dhe copëza eshtrash. Ekspertët duket se kanë realizuar një këqyrje të dobët të vendit të ngjarjes, i cili një ditë më pas duhet të ishte pastruar plotësisht.

Siç shikohet nga video më poshtë, shumë detaje janë lënë pas.

Zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti u ka thënë mediave vendase se më 4 Maj, familjarët e kanë raportuar si të zhdukur një person me identitetin e njejtë me trupin e pajetë që u gjend dje në Fushë-Krujë. Kurse burime të policisë shqiptare treguan se Xhavit Osmani, 60 vjeç, disa ditë më parë ka hyrë bashkë me mjetin e tij nga Morina.

Ka dyshime që burri mund të jetë ekzekutuar më parë dhe më pas makina bashkë me trupin e tij u dërguan në vendin ku dhe i është vënë flaka. Gjasat janë për një hakmarrje nga ish-miqtë e kosovarit në Fushë-Krujë.

Një zyrtar i policisë i tha ABC News, që vendasit e njihnin Osmanin si pronar të një lokali me muzikë, në të cilin punojnë dhe vajza nga zona, ku u gjet makina e djegur.



1 Comment

  1. polic te rames jan,kan ne kok vetem ngarkim,shkarkim dhe trafikim te droges,nuk e shifni njerzit po vriten e vetvriten ne qelbsiristanin e rama ruqi xhafes si te ishin qen rruge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *