• |
ide | kryesore

Divjaka pa rrugë, por me kullë

Lajme, Të fundit

Rruga që lidh Divjakën me autostradën është një ndër rrugët më të ngarkuara në vjeshtë dhe pranverë.


Prodhimet e zonës transportohen drejt të gjithë Shqipërisë nga ky aks, i cili edhe pse me një gjatësi prej rreth vetëm 16 kilometrash prej vitesh ka mbetur në harresë.


Banorët e fshatit Çerme ku shtrihet edhe pjesa më e madhe e rrugës thonë se gropat edhe kur mbushen hapen sërish brenda pak ditësh.

Në zonën e Divjakës, Qeveria ka investuar në parkun e Divjakës, një pasarelë dërrase dhe po ngrihet një kullë 30 metër e lartë me vlerë mbi 1.3 milionë euro.

Banorë e fermerë thonë se këto para do të ishte më mirë t’u i investoheshin në rrugë pasi vetëm infrastruktura u sjell shitjen e produkteve bujqësore dhe zhvillimin. /tch


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.