• |
ide | kryesore

FOTO/ Largohet krahu i djathtë i trajnerit Panucci

Sport



Ndryshime në stafin teknik të ekipit kombëtar. TCH shkruan se ndihmësi i Panuccit, Paolo Rodolfin është ngarkuar me detyrën e vëzhguesit të talenteve, ndërsa vendin e tij do ta marrë një ish-shok skuadre i Panuccit në kohën kur luante te Roma.

Image result for paolo rodolfi

(Paolo Rodolfi)

Marco Cassetti është zgjedhur si zëvendës i trajnerit Panucci dhe do të jenë përkrah tij në stol në dy ndeshjet miqësore që skuadra kombëtare do të luajë pas 3 javësh, me Kosovën dhe Ukrainën.

Image result for Marco Cassetti

(Marco Cassetti)

Cassetti që ka qenë pjesë e Romës për rreth 6 vjet është larguar nga futbolli 2 vjet më parë, kur ishte pjesë në Lega Pro te Como.

Cassetti është aktivizuar me shumë skuadra në futbollin italian, ndërsa ka provuar edhe një eksperiencë në Angli te Uatford. Cassetti u bë pjesë edhe e ekipit kombëtar të Italisë, në fushën eliminatore të Kupës së Botës 2006.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *