• |
ide | kryesore

Humbi në Llogara, pas 9 orësh kërkime gjendet turistja austriake

Lajme, Të fundit



Pas më shumë se 9 orësh kërkimesh nga policia dhe banorë të zonës, policia ka bërë me dije se austriakja që kishte humbur ditën e djeshme është gjetur.
Siç sqaron policia, është bërë e mundur gjetja e 45-vjeçares Adelhat Wolper në pyllin e Llogarasë, ku pas kontrollit të parë mjekësor, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pas 9 orë kontrolli në pyllin e Llogorasë është gjetur shëndoshë e mirë shtetësia austriake. Pas njoftimit të marrë se në pyllin e Llogorasë ka humbur shtetësia austriake, A.Ë., 45 vjeçe, u ngritën grupe të posaçme forcash policore me qëllim kërkimin dhe gjetjen e saj.

Strukturat Policore të DVP.Vlorë së bashku me agjensinë e zonave të mbrojtura dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, pas 9 orë kontrolli në një terren të vështirë dhe një situate meteorologjike jo të mirë në pyllin e llogorasë kanë bërë të mundur gjetjen e shtetases austriake shëndoshë e mirë.

Shtetësia A.Ë., i është bërë kontroll mjekësor, dhe aktualisht është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Policia e Vlorës falënderon të gjithë banorët të cilët bashkëpunuan dhe kontribuuan me ndihmesën e tyre.”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *