• |
ide | kryesore

Izet Haxhia mbërrin sonte në Rinas. Një kthim me kulisa politike?

Lajme
Izet



Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, u ekstradua nga Turqia. Ai mbërriti sonte në aeroportin e Rinasit në masa të rrepta sigurie. Disa ditë më parë Izet Haxhia u vetëdorëzua në policinë turke, me qëllim që të niste procedura e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.

Lajmin e vetëdorëzimit ai e njoftoi përmes faqes në Facebook. Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kerkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë. Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në hapjen e dosjes ‘Hajdari’.

Pak ditë pas vetëdorëzimit tek autoritetet turke, Haxhia ka zgjedhur në Shqipëri avokatin Fran Dashi, i cili do të mbrojë interesat e tij gjatë dhe pas ekstradimit.

Sipas avokatit, Haxhia do të rigjykohet dhe dosja “Hajdari” do të rihapet. Ai gjithashtu shprehu bindjen se klienti i tij është i pafajshëm, dhe se pikërisht për këtë arsye kërkon një proces të rregullt ligjor, ndryshe nga ai i disa viteve më parë.  Në një intervistë në shkurt të këtij viti, Haxhia deklaroi se nuk ka asnjë garanci për jetën dhe ka bindjen se ndaj tij do të përdoren të gjitha metodat për ta eliminuar fizikisht. Por sipas ish-truprojës së Berishës, me rikthimin e tij në Shqipëri, pas 19 vjetësh, do të kërkojë edhe rihapjen e çështjes “Hajdari”, për të qartësuar jo vetëm pozicionin e tij për ngjarjen për të cilën akuzohet, por edhe për të folur me emra për persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Lidhur me dosjen ‘Hajdari’ ai ka thënë se do të paraqesë provat që implikojnë disa persona shumë të rëndësishëm në këtë vrasje, por pa përmendur emra.

“Këta persona janë pjesë e një klani politik e mafioz shumë të fuqishëm, me qëllime të caktuara. Nuk është përmendur emri i tyre si projektues dhe urdhërdhënës të vrasjes së Hajdarit, por edhe të ministrit të Bukoshit, Ahmet Krasniqi. Unë e kam guximin t’i shoh në sy të gjithë ata që më kanë akuzuar me të padrejtë dhe në mënyrë tinëzare. Kur këto hiena t’i kem përballë në sallën e gjyqit, atëherë do të ballafaqohem me të vërtetat e mia që do të jenë makthi i tyre. Nuk kam besim te drejtësia, pasi ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një patericë e fuqishme e politikës”, deklaronte Haxhia.

Me ekstradimin e tij në Tiranë mbetet të presim se si do të rrjedhin gjërat. Haxhia gjatë kohës që ishte në Turqi, ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha si të implikuar në vrasjen e Hajdarit. Nga i anatemuari kryesor ai ishte shndërruar në të preferuarin e mediave të majta që nuk lanë rast pa e shtrydhur lëngun e fundit të limonit të tij për të rrëfyer gjëra në dëm të opozitës së sotme. Shumë burime nga opozita zyrtare dyshojnë se vendimi për ta kthyer tani pas mëse 12 vitesh Haxhinë, mund të jetë i lidhur me ndonjë kombinacion me sfond politik.

Dihet se në Turqi ku ai fshihej prej kohësh pushteti i drejtësisë është tërësisht në duart e liderit autokrat Erdogan. Dihet gjithashtu për lidhjet e forta të pushtetit të Tiranës me vëllain turk të shpallur aleat strategjik. A kanë lëvizur edhe këto mekanizma për ta kthyer në Tiranë ish badigardin e Berishës të shndërruar aktualisht në armikun e tij numër 1. Kjo pritet të shikohet pas zbarkimit në Rinas të Izet Hxhisë.  

©LAPSI.al 



26 Comments

  1. D o e sjellin kete -qenin-qe lihte qe nga jashte -gam-gam-ketu le ta hapi gojen po me duket se ka marre garanci nga kriminelet e drogaxhinjte e qeverise qe te llapi shume dhe te mos denohet per vrasjen e Azem Hajdarit.

      1. se pari ka per ti qir qelbesirat si ti,pastaj ramen,erionken,ballen,shalsin, e ne fund tahirin,berishes ky mutin i han siq i ka henger dhe haklaj.

  2. Iu desh me shume kohe sec e mendonin, qe te mesonte permendesh vjershen qe duhet te recitoje ne gjyq: Berisha, Berisha e perseri Berisha. Do ta shfrytezojne mire e mire dhe do ta qerojne si lecke e pavlere.

  3. Ky kriminel dhe katunar njekohesisht ka qeni brumi mediatik i pacavureve-fleterrufe Dita dheTema.Kryetituj te keture nevojtoreve mediatike Kane mbushur faqet e pare.Kur te Ben gjyqin edhe Morr Baze,medet ku ka mrri puna.

  4. se pari jame per drejtesi per vrasjen e idolit tim hero i demokracis dhe kthesave pozitive historike,Azem Hajadri,qe zvicer kame pas dhimbje te madhe per vrasjen e azemit.
    por a ka shqiperia drejtesi e gjykata te besushme dhe qe nuk montohen proceset gjygjesore si i konvenon nje partie anti tjetres parti.
    nje klani e taborri anti tjeterit taborr partiak e mafioz me pagesa e interesa tjera.
    pastaj takimet putin-erdogan dhe edi rama me lidhjet e tij sekrete me aedoganin.
    pastaj kush dhe si e ftuan ardhjen e patriakut ruse ne shqiperi,per tja plotsuar kerkesat e putini dhe kalon nepermes ilir metes dhe edi rames.
    pastaj ,sa eshte ndikimi ruso-serbo-greke per destabilizim te shqiperis me ndonje akuze anti salih berishes nga izet haxhi,dhe revolte populi pro salihut dhe anti salihut dhe ndonje 87 te e mundshme.
    pastaj,faktori se edi rama ka planifikuar nje proces montim gjykimi anti salihut dhe garantuar edhe 10 vite pushtetin e tij.
    dhe ka shume rrethana te mjegullta ,çka aleances putin-erdogan-edi rama nuk jane joli per shqiptaret,dhe pse mu tani para akuzave per gjith ps ne trafik mollash kanabiso-kokaine te behet nje merrveshje sekrete rama erdogan per ekstradimin e izet haxhis dhe te maskohen akuzat e ps nga evropa,dhe te hapet porta e nje problemi tjeter dhe mu para nje fillim negociatash per B-E.
    por une dyshoj se putini ,vucici dhe erdogani me ramen e kane gatuar te gjitha keto specialitete.

  5. Shife kur te dali Tan Hoxha, investiguesi i rilindjes, te bej ndonje zbulim tjeter rilindist ne lidhje me Haxhine dhe traplliqeve qe ai di.

  6. zavendes per tahirin,rama nuk rrin pa shum qelbesira,doshin e pjerdjh e dhin ndreun ende ka deputet te tij,artur bushin po ashtu e ca tjer kryebashkiak,kriminalet qazimi,e gjush dako po ashtu.tash po e sjell nje monster.

  7. Shqiperia dhe Kosova vetem me akuza ndaj njeri tjeterit,paria ne hasmeri me tjetren,se fjala investim ne industri,ekonomi,ushtri medicine ect,nuk ekziston ne parlament.fyrje sharje,kacafytje tentim rraje,gazra toksike ne parlamente e deri te revilja si te azem hajdari,dhe totali i mullarit te problemit eshte mentaliteti turko arabe i shpellave osmane.
    te gjithe jemi per drejtesi dhe denim te vrasesit te azem hajdarit.
    por ne shqiperi dhe kosove gjen deshmitar te rrejshum edhe me 300 euro pages.
    si rasti i vllezerve kiqina qe kane mbajte 15 vite burg pa prova ne kosove dhe me akuza falco,sipas tv e gazeta dhe vet prokurorve te kosoves.
    pastaj akuza nga izet haxhia,mire shume,por pse mos te kthehet nga zvicra edhe isj polici qe ka prova anti rames dhe qeveris se tij,se policet e kane ndihmuar trafikun e rama ps dhe tahirit dhe shume raste tjera te trafikut..
    sa e sa ka tjera akuza edhe per presidebti meta,e sa tjera jane klasuar per bossin fatos nano e ps lsi dhe pa perjashtuar pd-n.
    une dyshoj shume ne narko justicen rama…

  8. Kriminel dhe ushtar i bindur i Mbretit TRADHETAR te kombit shqiptar Berishe! Mirepo per te dale i palare nga krimi qe beri Saliu u perpoq me pushtetin e atehershem ta dale i palagur dhe te fajesoj te tjeret qe nga bodyguardi i tij deri tek besniket e tjere apo armiqte e tij. Tashme ka ardhur koha per nje rigjykim te drejte dhe do te shohim se kush eshte real porositesi dhe kush e kreu krimin!? Keqardhja me e madhe qe kam eshte si si ka mundesi qe nje Parti e ashtuquajtur Demokratike e mba si Lider apo etiketon si Senatorin e Perjetshem te Saj!? Ky SHTAZE asnjehere nuk ka marre vota reale nga populli shqiptar por pikerisht ne saj te kesaj shpurre bodyguardesh vrau, preu, pronesoj, vodhi dhe c’tjetersoj dhe c’fare nuk i la pa bere tjeter Shqiperise. Prandaj sot Lul Basha ndihet i dobet sepse nuk mund ti bej me ato krime dhe vjedhje votash apo pasuri te cdo forme e menyre etj. qe beri Berisha gjate pushtetit KRIMINAL te tij qe ishte fale dhurrates te situates se krijuar nga diktatura. Nga t’ja fillosh per Berishen e ku te mbarosh!? Por le te shpresojme se nje dite ky BANDIT me Co. si Nano, Meta, Rama, Gjinush, Basha do te pergjigjen.

    1. Ti qenke një mut komunisti se këtë urrejtje që paske për Berishën ti hale komunist nuk e ke pasur as për sllavët që na kanë bërë 1000 të zezat.

    2. Keqardhja për ty është se ti një idiot do të mësosh PD se kë të mbajë e kë të heqë.

  9. Shqiperia dhe Kosova vetem me akuza ndaj njeri tjeterit,partia ne hasmeri me tjetren,se fjala investim ne industri,ekonomi,ushtri medicine ect,nuk ekziston ne parlament.por vetem fyrje sharje,kacafytje tentim rraje,gazra toksike ne parlamente e deri te revolja si te azem hajdari,dhe totali i mullarit te problemit eshte mentaliteti turko arabe i shpellave osmane.
    te gjithe jemi per drejtesi dhe denim te vrasesit te azem hajdarit.
    por ne shqiperi dhe kosove gjen deshmitar te rrejshum edhe me 300 euro pages.
    si rasti i vllezerve kiqina qe kane mbajte 15 vite burg pa prova ne kosove dhe me akuza falco,sipas tv e gazeta dhe vet prokurorve te kosoves.
    pastaj akuza nga izet haxhia,mire shume,por pse mos te kthehet nga zvicra edhe ish polici qe ka prova anti rames dhe qeveris se tij,se policet e kane ndihmuar trafikun e rama ps dhe tahirit dhe shume raste tjera te trafikut..
    sa e sa ka tjera akuza edhe per presidebti meta,e sa tjera jane klasuar per bossin fatos nano e ps lsi dhe pa perjashtuar pd-n.
    une dyshoj shume ne narko justicen rama…
    kerkoj falje per disa gabime ortogragike shkrimi..nga tel mobil shkrimi eshte me i gabushem se ekrani e ordinatorit,dhe ma shume koncetrohem ne fraza analize sesa edhe ne shkrim…mirkuptim.

  10. Akuza per Azemin e madhe,por te njejten kohe edhe akuza per edi ramen qe done ti eksradoj refugjatet turk me preteks si gylenist,dhe çka d,t.thot konkretisht gylenist dhe çka erdoganist qe bota eshte kunder regjimit te eger te tij qe burgos te gjithe turqit me fjalen gylenist.
    a gylenin e mbron amerika,dhe rama dhunon kushtetuten e shqiperis dhe konventat nderkombetare,ky turqit rrezikojn edhe jeten dhe bugime te montuara ploitikisht.
    imagjinoni ti kthente dikur evropa e usa ma shume se 1 milion shqiptar si rugovist anti regjimit e terrorit te millosheviç serbis.
    pra duhet akuz nga vet prokuroret per edi ramen qe dhunon te drejtat e njeriut.
    e ketu shifet qe gjykat ne shqiperi jane te kapura per fyti nga ps edi rama.mumti mijra akuza per ps dhe asnje padi nga gjykatat.
    ku kishte mundur te jet kryeminidter ne nje shtet te evropes nje perdon qe hapastas fallcifikon qdo proces juridik ne shqiperi.
    kjo eshte identike me regjimet e sllobodan millosheviçit,ku kush ngritke gishtin ndaj tij ne jugusllavi ,u likfidojke.a tipi rama flet fraza boshe per negociata me bruxelin.

  11. Cili eshte Gabimi im ne shkrimin e bere dhe mundesisht me sulmoni per kundra fakte per ato fakte kokeforte qe une paraqes!? Keshille per ju te semure diskutante qe mbani per Idhull TRADHETARIN e Kombit Shqiptar Berishe Janullatosin!? Ish President qe Sulmoj me Avione Luftarake Popullin dhe Qytetet e vendit te tij!? MUGABE i Zimbabwe!? SHUME HERE ME KEQ SE AI!? Sepse ai te pakten jetonte ne Afrike ndersa ky ne Mes te Europes!? Pa folur pastaj per Tradheti, Krim dhe Vjedhje te PAFUNDME! Pa futur Berishe, Nano, Meta, Basha & Co., dhe Gjatushin e Bashkise tashme Kryeminister Ramen nuk do te kete Shqiperi te Europes por Ballkani Afrikan i Europes. Mjafton Sekuestrimi i gjithe pasurive te luajtshme dhe te paluajtshme qe ka vene kjo BANDE KRIMINALE dhe TRADHETARE (duke futur brenda dhe FALJEN e detit apo ndryshe zonen eskluzive te pasurise se saj qe i jepet Greqise) i bie te ndertohet nje DUBAI I RI!? Poshte pushtetaret tane qe e vetmja menyre qe qendrojne ne pushtet jane kriminelet rreth e rrotull qe mbajne keto parti dhe nje pjese injorante e popullit qe fukaralleku i ben qe per ate thes miell japin nje vote te rendesishme BANDITEVE!

    1. More “atdhetar”, po Enver Hoxha e shkatëroi këtë popull për 45 vjet dhe ti e shokët e tu komunistë vazhdoni ti thurni lavde atij krimineli, e përderisa nuk u dënua enver krimineli i pari, edvin hashashi i dyti nuk i vjen KURRË rradha Sali Berishës për gabimet që ka bërë.

      1. Enver Hoxha diktator,dhe enver hoxha shpetusi e shqiperis.
        ka eleminuar kundershtar te tij por ka enver hoxhen sot jugu i shqioeeus kushin fole greqisht dhe veriu serbisht,se plani serbo-grek ka qen ne nda shqiperin ne dysh.
        por dhe fale hitlerit qe i beri shkrumb e hi serbin e greqin,dhe ja u prishi total planin,se plani serbo-grek i 1939 -41 ka ken me nda shqiperin.
        por pas shkatrrinit total te serbis nga daja histler ju prishen plani grko-serbe dhe vuajten nga uria e pastaj xhaxhi enver e armatosi mire shqiperin,madje serbet me kritikat e tyre anti albanie se jane fukara,por ne realitet nuk e dijshim mire sesa eshte e armatost shqiperia,dhe kishin frik te madhe nga nje surpriz per greko seebet nga enver trimi.
        pra ju i maskur me nofka mbyllni gijen se ps ka bere 30 her ma shume viktima si 97 ten se emver hoxha.

  12. Shtojce: Sepse ju injorante dhe qe jeni te shumte ketu ne web harroni apo nuk doni ta thoni se bodyguardi i kujt ishte ky qe ju e etiketoni me te drejte apo jo Kriminel! I Merkel-it, Blair-it, Prod-it, Sarkoz-it!? JO JO i Shpellarit Shqiptar BANDITIT dhe Mesonjesit per Krime Sali Berishe Janullatosi! MOS E HARRONI KETE! Tani vazhdoni shani Izetin dhe mua…!?

    1. Të jesh injorant është më mirë se të jesh idiot, sepse injoranca kalon me të mësuar, por idiotllikut nuk i bëhet fajde.

    2. per palo-Atdhetarin qe mos vdese injorant!
      Nuk do replikoja sikur mos shihja nje emer ne keto komentet tua, Sali Berishe Janullatosi!
      Sa per te informuar ty qe mos vdesesh injorant, Projekt-Kushtetuta e rrezuar e Sali Berishes ne 6 nentor 1994 thoshte qarte e prere se ” kryetaret e fese ne Shqiperi duhet te jene shqiptare te lindur ne Shqiperi”
      Ate projekt-Kushtetute e rrezuan me vote. Ne se ajo do ishte miratuar sot do kishim prej 24 vjetesh kryetar te feve ketu vetem shqiptare.
      Anastas Janullatos ishte i pari kunder asaj projekt-Kushtetute bashke me socialistet se netyrisht ajo projekt-Kushtetute ne se do ish miratuar ai do largohej nga Shqiperia.
      Projekt-Kushtetuta u rrezua e Janullatosi mbeti ketu qe atehere dhe ti palo-Atdhetari keto mbaji vath ne vesh qe kur te shkruash here tjeter Sali Berisha, mund te shkruash c’do gje pas por Janullatos jo se po ta perseris, ai eshte ketu prej socialisteve. Shko e pyeti vete ne se nuk beson dhe mos shpif kot si teveqel.

    3. Vizitohu usta, por gje ndonje te mire se paske probleme serioze. Ishall e ben per pare se perndryshe e paske marre dozen komuniste100-fish.

  13. Do e hakan Ca gyleniste te shkrete.
    @ atdhetari MOS hengret ndonje dajak ke varrezate e deshmoreve dhe ste ka dale Inati?

  14. zavendesi i tahirit,iku ni kriminel importoj menjeher nje tjeter,aq sa rrin qenefi i stalinit pa mut,aq rrim rama pa kriminel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *