• |
ide | kryesore

“Ky është degjenerim total” Shikoni çfarë i bëri Ermal Mamaqi Kejvinës në studion e Xing (VIDEO)

Paparazzi



Në Xing me Ermalin këtë javë Kejvina Shtylla ka kaluar një sprovë të vërtetë se deri ku mund t’i rezistojë provokimeve në studio. Që kur hyri në skenë, Ermal Mamaqi e prezantoi me një thirrje banale, duke marrë shkas nga zhurmat që lëshontë derrkuci kukull që Çani kishte në dorë.

“Do të vijë të na pjerdhi tani Kejvina…” thirri Mamaqi, ndërsa në skenë hyn vajza që bën sikur nuk e dëgjon.

Kejvina përshëndet Arian Çanin, që ia tërheq kokën dhe tenton ta puthë në buzë para gjithë publikur. Kejvina shmanget dhe nuk pranon, por nuk reagon.

Biseda nis me fjalët e Ermal Mamaqit që thotë: “Kjo sa herë që e shoh, duket sikur është çuar nga krevati… Më tha Çani që ti një ditë ke pjerdhur kur ke kaluar në korridor…” Çani e mohon por mbetet në të njëjtën temë. “Edhe Kevina pjerdh si gjithë dynjaja, po ky tha “Do ftojmë Kevinën të na pjerdhë…”

Për disa sekonda të dy vazhdojnë ta tallin vazjën me të njëjtat fjalë, ndërsa Kejvina Shtylla përpiqet të fshehë sikletin nga ofendimet e Çanit dhe Mamaqit. Pak sekonda më pas Çani mes të qeshurave e pranon edhe vetë: “Ky është degjenerim total. Do i bësh me beep këto të gjitha”.

Dhe kur e thotë Arian Çani, që është degjenerim…

Klikoni në videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=Eb1D3wPaV4Y



6 Comments

  1. Seriozisht eshte i botueshem ky material ? Dy gomere pa talent , dy injorante , qe as per te qeshur nuk te bejne, as ndonje gje te zgjuar nuk thone. Dy idjote qe jane aty per arsyen e vetme se jane mé idjote se ca te tjere. Pervec kesaj, kjo qe shoh ketu eshte edhe tejet e shemtuar. E patransmetueshme . Mjere publiku i ri . Cfare cllounesh pa profesion e pa talent detyrohet te ndjeke.

  2. Tipa -karagjozesh-qe kane ozurpuar ekranet e disa kanaleve televizive keta jane nje turp per mediat audjo-vizive.

  3. C’jane keto turpe qe shohim e degjojme? Ky nuk eshte emision po degjenerim total i personalitetit te njeriut. Tri idiote, tri palaco, tri klloun qe nuk kane piken e talentit por qe i shohim ne ekranet tona cdo dite jane modeli me te cilet po ushqehet shpirterisht publiku shqiptar. Keta jane te ashtequajturit ” VIP” , por qe ne fakt jane turpi i ekraneve tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *