• |
ide | kryesore

Lezhë, rruga merr emrin e Aleksandër Ndokës, u vra në dhjetor nga persona të panjohur

Lajme, Të fundit



Këshilli bashkiak i Lezhës ka vendosur që një rrugë në lagjen “Nënë Tereza”, në afërsi të banesës së tij, të marrë emrin e Aleksandër Ndokës, këshilltar bashkiak në Lezhë e njëherazi vëlla i ish deputetit të PS-së, Arben Ndoka, ai u vra në një atentat pranë banesës së tij në dhjetor 2017.

Në ceremoninë e vendosjes së tabelës emërtuese, veç familjarëve të të ndjerit, morën pjesë qytetarë të Lezhës dhe deputeti Pjerin Ndreu.

“Ishte një propozim i shumë qytetarëve, për kontributin dhe gjithë të mira që kolegu ynë Aleksandër i ka dhënë këtij qyteti”,- tha Kristjan Gjidodaj, kryetar i këshillit bashkiak.

Jorida Ndoka, vajza e të ndjerit e ka falenderuar Këshillin Bashkiak, ndërsa deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu u shpreh: “Për ne është nder që jemi këtu në përkujtim të këtij njeriu që ka dhënë shumë për këtë qytet, për forcën tonë politike. Është njeri që përherë do të jetë i paharruar. Kjo është pjekje për të përjetësuar emrin e tij. Ne do të bëjmë gjithçka për të zbuluar autorin”.

Aleksandër Ndoka u ekzekutua mëngjesin e 9 dhjetorit përpara banesës së tij, por as autorët, as motivet e vrasjes nuk janë zbuluar nga policia.



8 Comments

  1. Hahhahhhahahahahhhhhhhhhhhhhaaha…Vihet emri i rruges per nje keshilltar bashkie martir…Ku e gjeten keta…

  2. Ë Po ska ku bje me poshte idiotesia dhe katunaria shqiptare.Ne kete Shqiperi thellesisht te inkriminuar dhe katunare,keto gjera ndodhin rendom.Nje person i vrare ne atentat kriminale nderohet keshtu.E para,nje person me fund te tiller,burre i mire nuk ka qene.Prezenca e peshkatar Pjerinit i jep solemnitetin ngjarjes.Pune shqiptaret dhe katunareje njekohesisht.Turp !

  3. monstra rama me kelyshet monstra rruges tjeter do i ven emrin sajmir tahiri per se gjalli.shikone pjerdh e dhin ndreu si i qendron vllaut kriminel gaditu.

    1. O Ari ambasadori Lu ka ngulur kembe qe nje rruge ne Cikago t’i vihet emri Al Capone duje kopjuar shembullin e Lezhes!

  4. Popull legen, që gjith jetës më shumë frikë kanë patur nga cubat sesa nga vdekja.
    Vrasësit Arben dhe Mark Frroku, cubat nga Puka, i vunë një rruge në Tiranë emrin e vëllait që ju vdiq në një aksident me makinë. Ky tutori i prostitutave, shoku i Ed Ramës, i vë emrin e vëllait të vrarë në pritë. Hajt ishalla sa më shpejt inagurofshim rrugët Arben Noka, Pjerin Nreu edhe Ed Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *