• |
ide | kryesore

Lezhjani acaron Ramën: Shëndetësia është falas për ty, se ne vdesim po s’patëm lekë

Lajme, Të fundit



Një qytetar lezhjan i është ankuar në sy kryeministrit Rama në takimin në Lezhë për shëndetësinë dhe për rrugët e fshatit. Por ka replikuar edhe ne distance me shefin e Qeverise teksa ai i kthente pergjigje, duke e ironizuar se puna qe ben Rama ka shume para.

REPLIKAT

Qytetari: Populli ka shumë halle

Rama: Popullin lëre se është gjë em adhe fol për vete se në emër të popullit e ke vështirë.

Qytetari: Pjese e popullit jam dhe unë.

Rama: Pse unë ca jam unë apo pjesëtar i…?

Qytetari: Ju jeni Zoti 2 se i pari është në qiell, për shumë njerez…s’të ndjeva duke fol, për fshatin, bujqësinë, qumeshtin që e japim e s’marrim lekë fare. Edhe për shendetësinë e di që s’është falas nëse është për ju, për popullion e për njerun e thjeshte është me lekë shumë bile ose vdes ai që s’ka lekë. Edhe për arsimin, për hesapin tem shkollat e mesme gjimnazet që janë në fshatra s’duhet të jenë gjimnaze, pse mos bëhen shkollat e fshatrave profesionale? Profesionistat janë në shpi e të paaftit në punë.
Të gjitha këto që fole për popullin e thjeshtë është mangut

Rama: Konkretisht?

Qytetari: Në radhë të parë, fshatari s’ka rrugë, ska punë, tokën e kanë marrë të ardhurit, ne kemi tokë sa për të mbijetuar. Këto prona që jemi pronarë s’na njeh kush. Pak kryeministra mendojnë për popullin dhe njeriun e thjeshtë.

Rama: Kjo eshte nje lloj mode qe ka arsyet e veta po une se shoh e se pranoj te me fusi njeri ne kete kellef. Nese une sdo mendoja per vendin e per popullin sdo merresha me kete pune se shume mendojne se kjo puna ime edhe qejf i madh. Kjo eshte nje pune qe e bej se mendoj per njerezit dhe besoj shume se ky vend mund te behet dhe nese behen gjerat e duhura femijet e ketij vendi neser sdo kene hallet e problemet qe kane pasur prinderit e tyre sot. Ka nje kosto qe ty sta rrok rradakja, (qytetari ia ben me shenje per parate, Rama ia kthen: Ate tregoja dikujt tjeter jo mua), ka nje kosto familjare, te madhe shpirterore, fizike dhe eshte nje pune qe ka nje peshe mjbi koke dhe mbi supe qe po nuk e provove, nuk e kupton, qe ta dish ti.



13 Comments

  1. O njerez mos flisni, mos u ankoni se nuk e kuptoni dot te gjatin ju. Eshte gjeni, shume i zgjuar se kap kush. Ai e di cpo heq duke punuar kryeminister.

    1. Po si ka mundesi qe hidhni balte keshtu duke na mbushur mendjen me ragimin e ketij te futur te PD-se. Shendetesia falas eshte nje proces lerini keto

  2. Hahahahaaaaaaaaaaaaahahahhahha…Sa te forta ka ky vend!!! O zot! Shqipteret qe ngelen tere kohen duke u ankuar (dhe duke u marre me llafe…)

      1. Perkundrazi, i paska ba shume mire, sipas saj q’do gje eshte ne rregull…eh sidomos kur tymos disa tyma, edhe shqipria eshte parajs…

  3. Te ankohesh per Shendetesine, eshte nje e drejte. Eshte e vertete, KM nqs ka probleme shendetesore e merr sherbimin, me para ose pa para se parate i ka, dhe nqs nuk i ka kontribon shteti. Per te tjeret, po nuk paten para, me kete sistem NUK ka zgjidhje.

    1. Nuk eshte keshtu si ju thoni. Shendetsia eshte me e mire si nga kushtet dhe sherbimi. Harrove qe kohe me pare ne QSUT, kati i pare kishte vetem 5 ore drita dhe infermierja vinte si kodra pas bregut pas 1 ore per sherbim

  4. aman ca njerzish jemi dhe ne, kryeministritin se ze gjumi per ket popull, ju po na vrau.. .. nuk e kuptoni kete talent qe na i mbush sofrat plot… nuk e kemi hak ket kryeminister, ishalla te vene president te parlamentiti europian ti ndricosh dhe vendet e tjera

    1. Per ctalent flet per ate te 21 Janarit qe i tha mjekeve qe ete falsifikojne vrasjet e shtetit si pushim zemre…shendetesia eshte me mire qe nga carcafet qe vijne era sappun lere me te tjerat

  5. Kushedi sa eshte ofenduar kryeministri jone nga keto akuza!! I shkreti. Hajd te flej sonte naten ai. I rendon mbi shpine nje barre e madhe me hallet e popullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *