• |
ide | kryesore

Mblidhet grupi i PS, zbulohen porositë që iu dha Rama ministrave të tij

Lajme, Të fundit



Zbulohen porositë që kryeministri Edi Rama u ka dhënë ministrave të tij. Kështu në mbledhjen e grupit të PS dhe Kryesisë, që mbahet çdo të hënë, kreu i qeverisë, njëherësh edhe i kësaj partie i ka deleguar një sërë detyrash kabinetit të tij qeveritar. Në të dyja mbledhjet, grupin e PS dhe Kryesinë, fokusi ishte formati i procesit të llogaridhënies, ku më së shumti vëmendja do të përqendrohet në Tiranë.

Po ashtu Rama porositi ministrat që të shpërndahen nepër të gjitha qarqet, jo vetëm tek ata ku janë drejtues politikë por edhe në rrethe të tjera, ku në fokus të jetë zëri i qytetarëve dhe ankesat e tyre.

Kujtojmë se ky projekt për llogaridhënie nisi nga Tirana, e më pas u shtri në disa qytete, ku në mbledhje janë të pranishëm këshilltarë, kryetarë bashkish, drejtues rajonale te institucioneve, deputetë dhe ministra. Ndërkohë, sot Rama do ta ndalet në stacionin e radhës të llogaridhënies në Lezhë.



2 Comments

  1. Cdo me thene llogaridhenie. Dje doli gjiknuri me gjushin dhe kercenonin drejtoret, sherbejuni njerezve ose ndryshe do ikni. Tani me sa duket kjo qeveri e ka problemin gjithnje e me poshte. Kjo eshte nje qeveri UFO. Ska kontakt me bazen. Eshte kjo e fundit qe po i fut shkopinj nenrrota qeverise. Po sju vjen keq!!! Gjithe ky kryem qe rropatet nga mengjesi deri ne darke per ju, dhe prape ju spunoni, nuk pyesni. Po e moret ne qafe, ja late tepsine ne dore. Bertiste gjushi po kush e degjonte nga drejtoret. Bertet dhe Rama, por e kuptoni qe nuk e degjon njeri nga ata poshte. Po kryeministri jone i madherishem per ate rroge punon, kurse ju doni te zhvatni popullin e shkrete. Do ju kerkohet llogari deri me nje. Ju qe jeni poshte e keni fajin. Gjeni brime e futuni. Do ju kerkojme llogari per Tahirin, per kanabizimin, per korrupsionin, per lejet e ndertimit, per skemat e pastrimit te parave, per hipotekat, doganat , tatimet . Ore thirrini mendjes, po e merrni me qafe kete qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *