• |
ide | kryesore

Meta: Linjë ajrore direkte me Poloninë për t’i ardhur në ndihmë turistëve

Lajme



Në takimin e sotëm me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Jacek Czaputoëicz, Presidenti Ilir Meta vlerësoi shkëmbimet tregtare mes dy vendeve dhe theksoi se rritja e turistëve polakë në Shqipëri sheh mundësinë e vendosjes së linjave ajrore direkte mes dy vendeve.

“Rritja e numrit të turistëve polakë që vizitojnë Shqipërinë na bën optimist për të ardhmen e bashkëpunimit në këtë sektor, dhe për këtë duhet të shihen mundësitë për vendosjen e linjave ajrore direkte midis dy vendeve”, – u shpreh Presidenti Meta, ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e qartë të Polonisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *