• |
ide | kryesore

Putin betohet si President i Rusisë, takimi i parë me Angela Merkel

Planet



Menjëherë pas betimit të presidentit rus, Vladimir Putin, Kremlini bëri të ditur se Putin do të takohet së shpejti me kancelaren Merkel. Nëse ia lejon shëndeti, Putin do të jetë president i Rusisë deri në vitin 2024.

Nga Deutsche Welle 

Presidenti rus, Vladimir Putin bëri betimin për mandatin e katërt si president. Para rreth 5000 vetëve në Kremlin ai u betua “t’i shërbente me besnikëri popullit”, sipas formulës së betimit. Në fjalimin e mëvonshëm, 65-vjeçari Putin tha se e sheh si “kuptimin e jetës së tij që të bëjë të pamundurën për Rusinë”. Putin falënderori rusët për përkrahjen dhe tha se e sheh këtë si “kapital të madh politik” që e ndihmon të përfaqësojë interesat e Rusisë në botë.

Prej 18 vjetësh, e sundon Putin politikën në vendin më të madh në botë. Në zgjedhjet e marsit 2017, ai arriti të marrë 77% të votave. Mandati i ri zgjat deri në vitin 2024, para se ai të mos kandidojë më sipas kushtetutës.

I pranishëm edhe ish-kancelari gjerman Schröder 

Në ceremoninë në Kremlin ishte i pranishëm edhe ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder. Pamje nga televizioni rus e treguan atë në pozicion të dukshëm, afër kryeministrit Medvedev dhe patriarkut rus, Kirill. Schröder ishte nga të paktit të ftuar, të cilit Putini i dha dorën pas betimit. Ish-kancelari gjerman pas largimit nga detyra punon për koncerne energjitike ruse.

Por ceremonia e betimit të Putinit u errësua nga dhuna, me të cilën policia shpërndau një protestë të kundërshtarëve të qeverisë të shtunën. Në të gjithë vendin u ndaluan 1600 përkrahës të opozitarit rus, Aleksej Navalny. Shumica u lanë sërish të lirë. Por portali për të drejtat e njeriut, OVD-Info përmendi të hënën, se ende ka demonstrues në polici.

Lexo më tej nga Lapsi.al: (FOTO) Shpërthejnë protestat në Rusi kundër inaugurimit të Putin 

Putini dhe Merkel takohen në Soçi 

Vetëm pak minuta pas betimit të presidentit rus, Vladimir Putin, zëdhënësi i Putinit për çështje të politikës së jashtme, Juri Ushakov bëri të ditur, se kreu i shtetit rus do të takohet me kancelaren gjermane në Sotçi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *