• |
ide | kryesore

Rama tregon pse është Kryeministër: Bëj këtë punë sepse mendoj për njerëzit…

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë pasdite në qytetin e Lezhës në kuadër të turit llogaridhënës të qeverisë. Gjatë bashkëbisedimit me njerëzit, Rama i ka treguar dikujt vështirësitë e punës që bën.

“Këtë punë e bëj sepse mendoj për njerëzit dhe për vendin. Unë e bëj këtë punë sepse mendoj për fëmijët tanë. Për ta bërë këtë punë si duhet, ka një kosto që ty nuk ta pret radakja. Ka një kosto familjare, ka një kosto të madhe fizike, kosto shpirtërore. Është një punë që ka mbi supe shumë”, tha Rama teksa theksoi se të gjithë në fund marrin veç 2 metra dhe, duke iu referuar vdekjes.

©LAPSI.al 



12 Comments

  1. Hahahahahha. Eshte i madh per zotin!! Aktor mashtrues ben viktimen. Dmth eshte sakrifica jetes tij te qenit kryeminister. Ishte me i qete dhe i lumtur refugjat ne France!! Kur themi qe ka humbur cdo kontakt me realitetin qeshin disa. Jane ne ajer, ne nje bote tjeter virtuale. Kane kaluar ne delir. Na tregon se te qenit kryeminister eshte pune e rende. Dmth lodhesh dhe duke vjedhur. Te ben euro leter alergji.
    Sherbetor i popullit te vet eshte kryeministri i norvegjise, ai i danimarke Suedise. Qe shkojne me biciklete ne pune, dhe nje incident i paperfillshem kudo ne periferi e detyron te jape doreheqjen. JO TI!
    Ti je padron i ketij populli , e vjedh dhe grabit nga mengjesi deri ne darke. Te ndodhin skandalet njeri pas tjetrit dhe nuk e ul njehere koken. Flet me njerezit (sklleverit e tu) gjithe arrogance e pordhe. Te kushton nje kollare , qe e nderron per dite me shume se kostumi i atyre homologeve te tu qe permendem me lart. Ben jete sheiku. Je i rrethuar nga nje tufe banditesh e kriminelesh qe i ke futur dhe ne politike.
    Dhe pas gjithe ketyre (halleve), qe ke normal duhet te te qajme hallin. Palaco!

  2. Eshte lodhur per drogen, per hajdutet, oligarket, banditet, gjobaxhinjte, fare fisin, per komunistet, per qelbesirat, se per popullin ky eshte keputur ne bythe, na ben edhe shtirje, ky qe nuk ka dinjitet e moral etik e politik. Kush beson ne fjalet e ketij mashtruesi pranon gjendjen e shtypjen qe i ka bere ketij populli kaqe vjet qe eshte ne pushtet, por me qe na eshte akoma i mallengjyer me punet e pushtetit ia ka pare hairin me maskaralleqet qe na ka bere deri me tani, por kerkon ilacin tek mashtrimi qe te zgjase jeten e tije te maskarallekut. KURRE.

  3. Si nuk nxorri kjo toke nje politikan patriot, te pergjegjshem, me integritet qe te bej dicka per kete vend!! Nje lider vizionar qe te mbahet mend per nje gje qe ka bere. Te gjithe delenxhinj, qe shiten e blihen per hic gje. Te pangopur deri ne makuteri, arrogante, mafioze te cilen nuk mbeshteten ne fuqine qe i jep populli kur i voton, por qe kete vote e neperkembin duke u bere sherbetor te “biznesmeneve” kriminele , duke mbrojtur interesat e tyre te erreta, per interesa te xhepit. Jane futur ne nje gare kush te vjedh me shume. Si qente e zgidhur nga zinxhiret, i jane sulur pasurive publike te ketij populli. Kjo pune do burrra me bythe dhe jo bythecer si Rama& co. Eshte per te ardhur keq, qe ky popull ne mes te europes, me naften mineralet dhe vijen bregdetare, te jete kaq i varfer. Jane bere bashke nje bande grabitesish, dhe po i heqin cdi shprese per te jetuar ne kete vend

  4. u bone telef t’keqen daja per ket popull mosmirnjohes.Ishalla nuk ta prish menjen Xhorxh Soros me Donald Lu qe te hudhesh kandidaturen per president i Amerikes se ku do mytemi ne populli injorant.Ke per ta qit Ameriken ne selamet.Apo ka pak teritor Amerika per KANABIS

  5. Dua te fle por nuk me ze gjumi. Kam merak. Kam merak per kryeministrin tone, lartmadhnine e tij. Cfare po ben tani, cfare halli po i qan ketij populli! Dhe te mendosh qe ai flet dhe per rajonin, evropen, deri dhe ne amerike fliste per fituesin. I madh je Edo, gjigand je. Ruj veten vella, mos mu lodh. Ke ngel dhe vetem, te la dhe Tahiri. Ngadale ngadale. Mos e merr me vrull. Te na rruac sa malet!

  6. O zot sa i peshtire,sikur te mendonte qofte edhe nje minute per popullin(sic deklaron)do ikte nga kreu i qeverise .Edhe njeriu me i paditur por me pak bonsens s’do i shkaktonte keto drama mbijetese ketij populli.Keta jo vetem qe jane te paafte por jane dhe shpirtkeq,demagoge,kriminele.Mjer ky popull qe gjithmone e ha sapunin per djathe.

  7. Ishte nje moment dobesie. Hengri gjithe kete kolpo ne Tahirin. Keto nderkombetaret ja pine lengun tashme. Mos e merrni seriozisht ju lutem!!! Nje luhatje e vogel tensioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *