• |
ide | kryesore

Rast pas rasti/ Betejat e policive të huaja kundër bandave shqiptare

Lajme, Të fundit



Teksa Ministri i Brendshëm Xhafaj vazhdon të paralajmërojë luftë të ashpër kundër bandave kriminale, policitë e vendeve të huaja kanë arrestuar dhjetëra shqiptarë, drejtues bandash narkotrafiku.

Kështu vetëm në tre muajt e fundit, media e huaj raporton se u arrestuan:

– Arbër Çekaj, në Gjermani për trafikim të 613 kilogramë kokainë kolumbiane të trafikuar në Shqipëri përmes kompanisë së tij.

– Met Kanani, në Turqi, i dyshuar si drejtues i një rrjeti të trafikimit ndërkombëtar të drogës.

– Një grup shqiptarësh, në Mbretërinë e Bashkuar u dënuan me 81 vjet burg për trafik kanabisi dhe kokaine.

– Dy shqiptarë, në Spanjë për trafikimin e një ton kokainë nga kolumbia.

– Tre shqiptarë, në kufirin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë për trafikimin e 40 kilogramë kanabis, ndërsa disa shqiptarë të tjerë u arrestuan në Igumenicë të Greqisë me gjysëm ton kanabis.

– Në Francë, u arrestua vrasësi i dy trafikantëve shqiptarë të heroinës. Ndërsa në fund të marsit u arrestuan dy shqiptarë për trafikimin e gjysëm kilogrami heroinë.

– Gjashtë qytetarë shqiptarë, në kufirin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë u kapën për trafikim të kokainës dhe kanabisit nga Zvicra.

– 11 shqiptarë, në Belgjikë pjesë e një rrjeti ndërkombëtarë të trafikimit të kanabisit ndërmjet Belgjikës dhe Luksemburgut.

– Katër shqiptarë, në Zvicër për trafikimin e 13 kilogramë heroinë.

– Në Hollandë, policia deklaron se ka dyshime se kriminelët shqiptarë në Hollandë po bëjnë biznes me kartelin e Kinahan, organizatë e trafikut ndërkombëtar të drogës me një xhiro vjetore prej 400 milionë euro në vit, me bazë në Irlandë dhe me degë në Dubai, Spanjë, Turqi dhe Marok, e njohur për lidhjet e saj me Mafian Ruse.

– Në Itali u sekuestrua një gomone me 2,500 kilogramë kanabis, ndoshat ngarkesa më e madhe e sekuestruar përmes detit në Itali. Ndërkohë arrestimet e shqiptarëve në qytete të ndryshme të Italisë vazhdojnë çdo ditë.

Duket se lufta e policisë shqiptare ndaj narkotrafikantëve bëhet vetëm përmes deklaratave e konferencave për shtyp, pasi në realitet çdo ditë, media e huaj raporton për mijëra kilogramë kanabis që kapet duke u transportuar nga Shqipëria./Exit.al



5 Comments

  1. Po edhe ne kemi kapur kriminel per llogari te amerikes psh po ca dmth kjo qe amerika nuk ka bere punen e saj?

  2. Trimat s’e llogarisin fare burgun!!! Bravo ju qofte!!! Ndonjeri qe e sjell fati ketej ben dhe ndonje pallat!

  3. Krejte jeta jane militaret djihadik ismamo-narko terroriste te iir metes dhe edi rames .
    po po po,se kurre para se ta denonconte italia ,edhe meqense evropa ne alert te kuq kunder masakrrave me trafik drogen qe bejne shqiptaret ne evrope,kurr ikir meta dhe edi rama nuk i kane kritikuar e denoncuar trafikun,por e maskojshin ne talimet e tyre ne evrope,e madje ne shqiperi haptas i mbrojke edi rama duke i quajtur gazetaret,ore kazana.
    ore te pa ditur.
    ore budallanje,se saimir tahiri eshte njeriu ne korrekt ne qeveri,e kuotushme qe qdo trafik ranes ja futke ne xhep trafiku disa dhjetra mijra euro…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *