• |
ide | kryesore

VETINGU/ Gjykatësi i Kushtetueses detyrohet të tregoje edhe lekët që i hodhën në dasëm

Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të japë vendimin për gjyqtarin e Kushtetueses Fatmir Hoxha me 10 maj. Në seancën dëgjimore Hoxha nuk ishte i pranishëm, po është përfaqësuar nga avokati i tij Julian Mërtiri. KPK vlerësoi se gjyqtari Hoxha ka qenë shumë bashkëpunues dhe figurë e pastër, por për sa i përket pasurisë nuk justifikon një shumë prej 17 milionë lekësh.

Avokati i Hoxhës dha këtë sqarim: “Shuma është plotësisht e justifikueshme. Hoxha që nga 2011 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe është transferuar nga qyteti i Shkodrës, banesë që e ka shitur me orenditë dhe shuma i përket orendive dhe shtëpisë. Borxhi është ende një borxh që po shlyhet dhe një kredi nga shteti që po e shlyhen sipas kushteve të kontratës përkatëse. kredia është marrë sipas një VKM të 2007 si një nga funksionarët e lartë”, bëri të ditur Mërtiri. Ky është argumenti që avokati jep për blerjen e apartamentit prej 140 mijë euro nga ana e Hoxhës në kryeqytet.

Avokati shtoi se gjyqtarit 275 mijë lekë të reja ia kanë hedhur në dasmë, dhe kjo mund të vërtetohet me kasetën e dasmës së vitit 2003.

“Pasuria e gjyqtarit Hoxha është vetëm apartamenti ku ai banon në Tiranë me familjen e tij. Mos u përqëndroni tek kasetat e dasmës, bëhet fjalë për një të dhënë të caktuar. Është një element në 2003 ku është pretenduar nga KPK për një shumë që nuk justifikohet dhe nga subjekti i rivlerësimit zoti Hoxha me të drejtë është kërkuar që të administrohet kaseta e dasmës së tij, ku në një dasmë tradicionale kjo shumë është fare normale lënë nga miqtë dhe të afërmit” u shpreh avokati.

KPK tha se gjyqtari ka zvarritur e nuk ka gjykuar në kohë disa cështe referuar tre denoncimeve, por megjithatë nuk mund të parashikohet vendimi që do të jepet pas tre ditësh. Më herët procesit iu nënshtrua Fatos Lulo, Vitore Tusha dhe Altina Xhoxhaj, nga të cilët me sukses kaloi vetëm Tusha.

 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *