• |
ide | kryesore

VIDEO/ Messi kërcënoi arbitrin në El Clasico: “Po e bën në brekë..”

F1, Sport



Mediat spanjolle kanë zbardhur fjalët e rënda që Lionel Messi i ka thënë gjyqtarit të takimit Barcelona – Real në korridorin që të çon në dhomat e zhveshjes, pas përfundimit të pjesës së parë. Argjentinasi është ankuar për ndëshkimin me karton të kuq të Sergi Robertos për një goditje në fytyrë ndaj Marcelos.

“Carrusel Deportivo” dhe “AS” bën me dije se frazat e yllit të Barcelonës kanë qenë këto: “Po e bën në brekë, po e bën në brekë, po e bën në brekë! Po i fal gjëra Realit”.

Sergio Ramos e konfirmoi këtë lajm, duke thënë se Messi i foli arbitrit Hernandez Hernandez gati një minutë, edhe pse e kishte një karton të verdhë.

El Clasico përfundoi 2-2 dhe Reali nuk mundi t’ia prishë rekordin pa humbje Barcelonës, por humbi Cristiano Ronaldo, i cili u dëmtua në pjesën e parë dhe tani do të luftojë me kohën për të arrit në finale të Champions League.

https://www.youtube.com/watch?v=Z6KKcL4m3eg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *