• |
ide | kryesore

Vuçiç: Në ring për Kosovën jemi me këmbë e duar të thyera dhe me fashë në gojë e hundë

Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke folur për Kosovën ka theksuar se nuk kërkon alibi e as arsyetim, por vetëm zgjidhje për të ardhmen e Serbisë.

Duke folur për televizionin Pink, ai ka thënë se në intervistën për gazetën britanike ‘The Guardian’ kishte theksuar se nuk është optimist, se nuk është ndonjëri që beson se do të mundë të gjejë zgjidhje, porse mendon se ekziston shpresa që të arrihet marrëveshja.

Ai ka shtuar se serbët dëshirojnë t’i prolongojnë zgjidhjet, e shtyjnë atë që iu dhemb duke llogaritur se diçka do t’iu bjerë nga qielli, por, shtoi, se kjo nuk do të ndodhë. Ka përkujtuar se serbë nuk ka më në Gjakovë, Ferizaj, Prishtinë dhe as që dëshiron të flasë për serbët në Skenderaj e Kaçanik.

Sipas tij, “dëbimi dhe lufta për Kosovën nga ana e shqiptarëve ka filluar që nga Lidhja e Parë e Prizrenit (ai e jep gabimisht vitin – 1879), vazhdoi me Lidhjen e Dytë të Prizrenit 1942, kur është formuar Lëvizja Balliste dhe është vazhduar edhe pas Lidhjes së Tretë e Prizrenit 1946 në New York, ndaj të cilave nuk kemi dhënë përgjigje adekuate”, është ankuar ai, transmeton Koha.net.

“Na munden me numra, me politikën joparimore të bashkësisë ndërkombëtare dhe të fuqive të mëdha por edhe me gjërat e politikën tonë ta pamenduar”, konstatoi Vuçiç.

Ai ka thënë se: Serbia në këtë luftë është si boksieri i cili është në gjysmë grogi pas luftës së vështirë shumë dekadëshe në të cilën i janë thyer duart e këmbët në vitin 1999, që u hendikepua edhe më shumë në vitin 2004 me pogromin dhe frikësimin e serbëve e pastaj edhe më shumë me shpalljen formale të pavarësisë, e cila, sipas tij, u bë me vendimin e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo ka ndodhur, sipas tij, në kohën kur në Serbi ishte një pushtet i brishtë e i përçarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *