• |
ide | kryesore

Berisha tregon emrat e ish-sigurimsave që Rama emëroi në strukturën e re të SHISH

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi mbrëmjen e sotme se sapo Visho Ajazi u emërua Ambasador, Edi Rama, që për 4 vite nuk i kishte miratuar SHISH strukturën, e miratoi atë, duke rikthyer Sigurimin e Shtetit atje.

“U krijua Drejtoria e Performancës, që drejtohet nga Mevlud Matraku, i ndjekur nga Bahri Shaqiri për lidhje agjenturore të palejueshme, me shërbime të huaja, me fqinjët. Inspektore të Përgjithshme emëroi njërën me 3 mbiemra që survejon edhe opozitën.

Ka një drejtori shumë të rëndësishme atje, ajo e luftës kundër drogës. Kujt iu besua kjo drejtori? Julian Markut, ish-sigurims që në Sarandë rrinte në konaket e Balilit.

Qerim Dedja është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Sigurisë, ish-sigurims.

Agim Karalliu është emëruar në krye të SHISH të Tiranës, militant i thekur i PS-së. Ilir Tafa, ish-sigurims dhe që ka qenë kryetar i degës në Durrës, vëllai i tij është në listën e SHISH për drogën.

Vladimir Elezi, ish-Sigurims drejton SHISH në Elbasan.

Renald Sinani drejton degën e Sarandës, ish-sigurims edhe ky.

Alban Ismaili është emëruar drejtor i kundërzbulimit.

Qerim Dedja sërisht një ish-sigurims.

80 % e të emëruarve janë lartësime në detyrë të ish-sigurimsave.

Nga 17 drejtori që ka ky shërbim ka mbetur aty vetëm 1 dibran, janë hequr të gjithë veriorët si armiq të egër. Janë spastruar veriorët sikur të ishin serbë”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri tha se kryesisht të emëruarit janë nga Korça, duke shtuar se ato janë emëruar nga Niko Peleshi dhe Edi Rama.



1 Comment

  1. ish sigurimsat , figurat me te urruara nga populli per te keqiat qe kane bere , Turp per edi ramen qe miraton akoma keto njerez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *