• |
ide | kryesore

Etilda Gjonaj akuza të forta gjykatësve të KLD-së: Eshtë pjesa e zezë e historisë!

Lajme, Të fundit



Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj akuzoi ashpër vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë që refuzoi të shkarkonte tre gjyqtarët, Petraq Curri i Durrësit, Ergys Selmani i Fierit dhe Ken Dhima i Administratives së Vlorës. Pas këtij vendimi, Ministrja e Drejtësisë ka folur me tone të ashpra gjatë një konference për shtyp duke e konsideruar vendimin një pjesë të zezë të historisë së KLD-së.

“E djeshmja ishte një ditë e zezë për KLD. KLD si një organ kolegjial ka dështuar në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve dhe është kthyer në strukturë mbrojtëse të vetë gjyqtarëve. Me zbatimin pa kompromis të reformës në drejtësi vendime si ato të djeshme do të mbeten si pjesë e zezë e historisë”, u shpreh tha Gjonaj.

Petraq Curri është gjyqtari i Durrësit që sipas ministrisë së drejtësisë shkeli ligjin në një proces ekstradimi, por nga hetimet e KLD ka rezultuar se ky vendim nuk është dhënë nga Curri, por nga një tjetër gjyqtar.

Një tjetër gjyqtar për të cilin kërkohej shkarkimi është gjyqtari i Fierit, Ergys Selmani, i cili ishte gjyqtari që vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj.



3 Comments

    1. Me vjen mire qe ministrja do te zbatoj reformen dhe realisht jemi me ty moj moter por mos harro te zhdukesh kte KLDn qe mbrojn shoket e tyre te korruptuar

  1. Kta nuk e duan dhe nuk kane per ta dashur kurre reformen se jane te krimbur ne korrupsion por vazhdoni bjerruni kokes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *