• |
ide | kryesore

Faktet video/ Rama e bëri baltë duke përdorur Lu-në si alibi

Arkiva, Kryesore



Në fund të mandatit të ambasadorit amerikan në Tiranë, Edi Rama ka tejkaluar çdo parashikim duke e përdorur Donald Lu-në, sa herë që i duhet si alibi. Këtë bëri të hënën në mbrëmje në Top Shou, kur një student e pyeti nëse ai po përpiqet të kapw drejtësinë. “A do ta lejonte ambasadori amerikan këtë gjë?” -ishte garancia e vetme që dha kryeministri. E njëjta skenë u përsërit edhe sot.

Pas publikimit nga opozita të fakteve për përfshirjen e vëllait të Fatmir Xhafës, Agron Xhafës, në trafik heroine dhe dënimin e tij prej 7 vitesh e 2 muajsh burg në Itali., kryeministri është ngritur në parlament për të mbrojtur ministrin e tij të Brendshëm.

Nëse do të kishte diçka të vërtetë për Fatmir Xhafën, do të kishte folur miku ynë i shtrenjtë dhe i pranishëm në mjedisin tonë, ambasadori i SHBA-së Donald Lu. Do të kishte një deklaratë nga BE, por nuk ka’, u shpreh Edi Rama në Kuvend.

Por fatkeqësisht, për këdo që e ka memorien pak më të gjatë, kjo alibi Edi Ramës i është djegur njëherë e mirë. Këtë e tregojnë edhe dy videot më poshtë.

Atëherë kur droga në Shqipëri kishte plasur sheshit, atëherë kur Dritan Zagani kishte vënë gishtin mbi plagë duke denoncuar lidhjet e ish ministrit të Brendshëm me trafikantët, qeveria organizoi një tubim butaforik ku shpalli se 99.2% e kanabisit në vend ishte zhdukur.

Kryeministri Edi Rama, Ambasadori Italian ne Tirane Massimo Gaiani dhe Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, (foto poshte ne te njejtin aktivitet me Tahirin) gjate nje konference ne Pallatin e Kongreseve, ku Policia e Shtetit prezantoi rezultatet e luftes ndaj drogesFoto LSA

Dhe që kjo të bëhej e besueshme, përpos fjalës së Ramës dhe Tahirit, që u mbajt në prezencë të ambasadorëve më të rëndësishëm në vend, e mori fjalën edhe ai amerikan. Po ta dëgjoni sot, nuk do t’u besoni veshëve. Në mes të shtatorit 2015, përpara se të gjitha mediat botërore të tregonin me gisht Shqipërinë, përpara se shefi i anti mafias italiane, Franko Roberti, të lëshonte alarmin se “droga që po vinte nga Shqipëria po shtohej”, ambasadori amerikan i mbante ison dyshes Rama- Tahiri.

Për t’i dhënë besueshmëri propagandës së tyre, ai deklaronte në konferencën e quajtur në mënyrë qesharake: “Antidroga një histori suksesi” se në “luftën kundër drogës është bërë një hap i stërmadh përpara”.

Dhe kjo atëherë i dha mundësinë Ramës të përdorte ndërkombëtarët dhe veçanarisht Donald Lu-në si alibi, për të thënë se në vend nuk kishte drogë (shiko poshtë).

Në fakt, sot u mor vesh si ishte e vërteta. Me emrin e Donald Lu-së kryeministri arriti të na vinte njëherë në gjumë. Na bëri njëherë për budallej. Por pas asaj që pamë se ç’ndodhi me kanabisin, budallenjtë jemi ne nëse vazhdojmë e pranojmë ambasadorin amerikan si kriter të së vërtetës.

©Lapsi.al

Lexo më tej:

Video/ Shikoni se si i ka mashtruar Rama shqiptarët për drogën



15 Comments

  1. I lutem kesaj gazete me memorje te gjate; a mund te na sillni nderment nje ambasador Amerikan ne fillim te viteve 90 koka e se cilit si loqe e rrujtme cfaqej edhe ne mitikun me te qelbur mbas asaj te Sali Sheqere Karaxhic Berisha?
    Ky ambasador mbas kthimit ne Amerike doli ne pension dhe deklaroi se medemek zhgenjimin me te madh ne karieren e tij e kish pasur nga Berisha.
    Per ju zagaret e Sali Shpelles cila politike ka ndryshuar ajo e PD-ckes apo ajo Amerikane!?

    1. i pa emer ta sjellim edhe videon ne vitin 1992 ju berisha nga kafsh,derra,krymba qenefi stalini ju beri njerz,ta sjellim edhe videon e lul bashes qe ju beri me levizje te lir.ti silli videot e qenefit negjmije ku hani ti,rama,frrok,ndok,rosha,dosha,xhelila e balila,habila e tahira.ik mor pirdhu.

  2. Kjo eshte e turpeshme zoti ambasador ju vetem interesat e amerikes nuk perfaqsoni turp per ju te rreshtohesh ne krah te armiqve te kombit ate qe nuk beri serbi e greku per te na asimiluar po e ben perfekt kjo qeveri kriminale qe po detyron shqiptaret te largohen nga vendi turp zoti ambasador te rreshtoheni krah tyre turp edhe per opoziten qe mjaftohet vetem me deklarata per shtyp njo opozote qe punon per interesat e vendit e popullin e vet duhet ta kishin rrezuar me kohe kete qeveri skandalesh.

  3. Kjo perdorje kafsherore qe po i behet ketij vocrrakut Lu natyrisht ka nje fature kompensimi per te. Por ne se per ate Vlautinken ajo fature dihet (vila 1.6 milion Euro ne Rolling House), fatura qe eshte paguar te ky kinezi i vogel nuk dihet. Por kuptohet se do jete me e madhe se ajo e Romankes kok kuqe. Trafiku gjugand i droges per te cilin “Shqiperia qe duam” e rilindasve mban vendin e pare ne Europe eshte bere nen hunden e ciftit Lu-Vlautin. Natyrisht keta do kishin dhe privilegjin te paret te perfitonin nga ky trafik e natyrisht te benin shurdh-memecin per te, (nderkohe qe vazhdonin kengen e “Peshqve te medhenj”).

  4. Vini re se si shprehet Rama.
    “Lu-ja e BE e mbështet qeverinë time”
    E përmend BE por nuk ja mban ta përmend SHBA se para dy javësh e mori fermanin nga Departamenti amerikan i shtetit që e cilësonte qeverinë e tij në të gjitha anët të kriminalizuar.
    Veçse ka politikanë akoma më psikopatë se Rama e ky është i biri i Kiço Ngjelës që nuk pushojnë mediat e majta që ta thërrasin e të thotë broçkullat e tij.
    Sapo lexova që edhe pas zhvillimeve të sotme, Ngjela vazhdon të flasë në emër të Amerikës se kjo sipas tij, e paska ndarë mendjen që të fusë në burg Berishën, Metën e Ramën e mbase ka marë ndonjë premtim nga kinezi që Shqipëria do të shpëtojë duke e zgjedhur Spartakun kryeministër.

  5. Mire e ka ket here KM (sado mafioz) eshte qe thote:
    -Ate tundja ambasadorit amerikan, Jo mua!
    Qe lufta
    kunder
    KRIMIt
    paska pas bo (e po bon)
    hapa te stermadhaj
    Perpara,
    Ue,
    e ne delet s’e paskena kuptu !
    (Luja ene edvini I kuptojne te thellat….)
    Po deshe mos e BESo!
    S’keni pa gjo akoma, dele!
    Ps
    Luja nuk do te çkulet I mjeri (s’ka faj, kush shkulet nga Parajsa)
    -mbreme nje legen I PS
    koja ja thone
    propozoi qe ll u ja
    te rrinte ene 1 vit ne Shqiperi sepseeeeeeeeeee
    s’bohet dot pa lu (i pikuni prej qilli) Reforma,
    Ej, ne delet, pa lu e llahut e edvin l
    as fryme nuk marrim dot !!!

    Amon amon,
    bir selmani nones,
    Ke te qaj me pare….

    Nji pytje kom une: ky luja I sherbet Amerikes apo Antiamerikes?

  6. Nuk jane komente serioze ato te mesipermet ,jane lloji i propagandes qe te bejne te pjerdhesh kur i lexon . Komente serioze qe njekohesisht te bejne te qeshesh jane ato te komentuesit ari ,qe eshte nga te paktet qe shprehet lirshem. Amerikoni eshte i vendosur te coje deri ne fund proqesin e vettingut dhe nuk hutohet nga lajmet qe nxjerrin pa pushimm selite e partive te majta ose te djathta.

  7. Shkurt, vellezer shqiptare:
    Ambassadori I Amerikes, MIKU I shtrenjte I KM mafioz
    & ambasatrucja e Europes (vllahutinia : keni qeverine qe meritoni)
    tallin b. Ronshem
    me ne shqiptaret:
    -Dele te zgjebura, s’kini pa gjo akoma!

    Kane te drejte!!!!

  8. nuk e ka bere rama majmunin kinez lekureverdhe balte,por ka bere veten mut ai,ne batakun.e korrupsionit dhe krimit ku eshte zhytur.ky eshte qelbesira me e ndyre qe ka pare ky vend,ky nuk njef asnje rregull asnje lloje ndershmerie sepse e ka kapur banda e rames per gryke dhe e rrotullon si do bytha .ky i ka bere dhe me proamerikanet te cilet vuajten per hire te ndjenjave te tyre ta urrejne ameriken sepse komunistet e kane ne gen antiamerikanizmin.

  9. Ju kujtohet Lymi (emri : Joseph Limprecht) apo “Lym qafzorra” si i thonin me “respekt” tironsit? Ishte dikur ambasador amerikan ne Tirane e i sherbeu fort socialistave ne pushtet. Dhe socialistat e mbyten me pare dhe…me femra (vdiq nga overdoza e viagrave ne preher te Zana Celes e Inis Gjonit ne Lure)!
    Po John Widhi III ju kujtohet? Ai xaxi i zi si llustraxhi Peqini edhe ai ish-ambasador amerikan qe u be pete pas Ina Rames!
    Pra nen gjurmet e tyre do shkoje dhe Lu, do sherbeje e do shperblehet nga socialistet qe kur jane ne pushtet e hapimn thesin per keta ambasadoret qe perfaqesojne Ameriken ketu. Vetem nje gje duhet te ruhet kinezi i vogel, se mos e gjejne dhe ate ndonje dite ne preher te Olta Xhackes a ndonje Etilda Gjonajt fiks si ate Lumi qafzorren dikur ne Lure…

  10. me diten e sotme QEN NGRENSI KINEZ I nDYR DUHET TE IK NE KIN ,SE AMERIKEN PO E TIRPERON ME KEQ SE RAMA SHQIPERIN.sot balla e rama i than mao LUU ce dunit rri urt se te gjith jemi nje me tahirin.krimi te kap dhe nuk njef as nenen e lere shtetin.

  11. Eshte vetem nje karagjoz politik. Deshiron te krijoje insinuate, sikur ky me ambasad amerikan ka marredhenie shume te aferta. Eshte jo e para here qe e perdor si alibi. Deshiron te bej nja kazus me te besueshme. Eshte nje njeri ne delir, ma pasuri pa fund, mes nje haremi te madh lepiresash, dhe ne arrogance e siper lajthit dhe prek aty , ku do e shohesh shpejt qe vdes. Amerikanet nuk shiten e blihen si ty e soji yt. Amerikanet me politiken e tyre, kane ngrene lider e burra 100 here me te forte e fuqishem se ty. Atehere kur ata ishin ne momentin e tyre me te forte. Keshtu do ndodh dhe me ty, por mundohu te ndodh me dinjitet, nese te ka ngelir nje fije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *