• |
ide | kryesore

FOTO/ Mbërrin Izet Haxhia, blindohet Rinasi

Lajme, Të fundit



Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, Izet Haxhia një nga personat e dënuar për vrasjen e deputetit Azem Hajdari në shtator 1998. Ai u ekstradua nga Turqia pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të Stambollit. Për të kishte një urdhër arresti ndërkombëtar, por deri tani ai kishte jetuar në Turqi me statusin e azilantit politik.

Me mbërritjen e Haxhisë në aeroportin e Rinasit është vënë re një shutim i forcave të sigurisë. Përveç dy furgonëve me forcat shqiponja, në distancë është parë edhe një njësi e RENEA-s. Gazetarët nga aeroporti i Rinasit raportojnë se forca të shumta policore shihen rreth komisariatit të Rinasit ku është ndalur fillimisht Haxhia për të kryer procedurat e ekstradimit.

Për vrasjen e Azem Hajdarit është dënuar me burgim të përjetshëm Jaho (Salihi) Mulosmani, Ismet Haxhia, (vëllai i Izetit, tashmë i liruar) i dënuar me 20 vite burgim, Isamedin Haxhia u dënua me 2.6 vite burg për armëmbajtje pa leje ndërsa Fatmir Meta u lirua në sallën e gjyqit, pasi nuk u gjetën prova dhe fakte që e implikonin në vrasjen e Hajdarit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *