• |
ide | kryesore

Grabitja e postës së Prokurorisë Durrës, reagon Policia e Shtetit

Lajme, Të fundit

Policia e Shtetit ka reaguar pas grabitjes së ndodhur sot në Durrës, ku u sulmua korrieri i Prokurorisë së këtij qyteti dhe iu morën materialet që kishte me vete. Ndonëse policia nuk e konfirmon, dyshohet se në postë kishte materiale të klasifikuara.

“Më datë 08.05.2018, rreth orës 10:30- 11:00, në lagjen Nr.11, në afërsi të Postës në Durrës, shtetasi I.K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar , të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta. Nga ana jonë po punohet intensivisht dhe po kryhen  të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave  të ngjarjes”. thuhet ne njoftimin e policise.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu