• |
ide | kryesore

Investigimi video/ Si qëndron e vërteta e 100 mijë pemëve propagandistike të Veliajt

Arkiva, Kryesore



Në 21 mars të këtij viti, Erion Veliaj shpalli rekordin e përsëritur ditë pas dite në të gjitha ekranet, se ai arriti të mbjellë plot 100 mijë pemë në Tiranë dhe rrethinat e saj. Duke u nisur nga fakti se kryebashkiaku jo vetëm e propagandoi këtë si një sukses të madh, por shpalli edhe se nga qyteti më i ndotur në Ballkan, sot Tirana, falë këtij aksioni, ishte tre herë më e pastër se Shkupi, emisioni “Ajsberg” i Artur Çanit bëri një investigim të detajuar për të parë sesa qëndron propaganda e Veliajt. Nga ky emision hulumtues, që Lapsi.al e skanoi nga fillimi në fund kur u shfaq të hënën në mbrëmje, rezulton se:

  • Aksioni i mbjelljes së pemëve ku kanë bërë rolin e figurantit edhe shumë personazhe publike, nuk është gjë tjetër veçse një manovër për të fshehur firmat e hedhura për dhënien e mbi 200 lejeve të ndërtimit (kishte premtuar se nuk do të jepte asnjë). Përndryshe nuk ka si shpjegohet që Veliaj shfaqet në tv për çdo pemë që mbjell dhe nuk ka asnjë imazh për firmosjen qoftë edhe të një leje të vetme ndërtimi.
  • Nga infomacioni me shkrim që i është dhënë emisionit Ajzberg nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, dokumentohen qe deri në 21 mars 2018 janë mbjellë gjithsej 22 mijë pemë, pra vetëm një e katërta e shifrës së prtenduar. (faksimilja poshtë)
  • Po ashtu hije dyshimi janë hedhur edhe mbi çmimin e pemëve. Gazetari i emisionit ka krahasuar çmimet e nxjerra në faqen zyrtare të Bashkisë me ato të fermerëve që shesin privatisht. Ndryshimi është i konsiderueshëm.

Pikërisht për këto arsye Ajzberg (shiko poshtë videon e plotë) pretendon se propaganda mbjelljes së pemëve, nuk është asgjë më shumë sesa një fushatë e turpshme, jo vetëm për kreun e bashkisë, por edhe për televizionet më të mëdha të vendit që janë shndërruar në servise të kryebashkiakut. Sipas gazetarit Artur Çani, Veliaj “na është bërë si Rikard Larja në kohë të komunizmit, që na dilte çdo natë në ekran”.

©Lapsi.al



11 Comments

  1. As 22000 nuk jane , Ai i palafikut eshte super super ,,, super genjeshtar. Mbas çdo peme ka nje kurvellik te tijin.

  2. Do te ishte emision shume me i mire nese do te ftohej Veliaj ne ket emision dhe te ballafaqoeshin… se keshtu i bie qe dhe ju po beni propagande kunder Veliajt.. pa i dhene mundesine atij tju pergjigjej per pyetjtet tuaja ( te cilat jane bere ne menyre te tille dhe oratori i ben me nje ton teper bindes qe ata kene te drejte) ..

    Une nuk i besoj ketij emisjoni.. ashtu sic dhe nuk i besoj Veliajt.

  3. Une.. Ne cdo qelize , minute, sekonde te ketij emisjoni , qe nga tonaliteti i zerit te folsit gjate videove, qe nga shprehjet e perdorura per te krijuar insinuata konspirative te moderatorit te emisjonit , qe nga muzika shoqeruese e vidjove ja humbin komplet karakterin OBJEKTIV , REALIST , NEUTRAL te tij.
    Qe ne fillim te tij te krijohet ideja se ketu kemi te bejme me LARJE HESAPESH , ose sic themi ndryshe DEMASKIM te pales tjeter.

    Me falni.. nuk dua te mbroj ne asnje minute Veliaj.. por me VRAU VESHIN, ME FYEU INTELIGJENCEN, ME DESHPEROI… mediokriteti, forma dhe tendenca denigruese e tij..

    Shkurtimisht mund te them se edhe nese kishte gjera te verteta aty , ja ulin vleren dhe vertetesine e gjithe forma , mediokriteti, dilitantizmi, militantizmi qe dallohej qarte ne te.

  4. Reklame e tepruar per pemet qe ne fund te mbjelle pallate . Per mua eshte nje genjeshtare me brire , nje genjeshtar patetik .

  5. Lali qelbesira ka dite te mbrohet ne gjyq, or ti ‘Une’, fli rehat, ti, edhe I pshtiri ka te drejte te mbrohet, une desha te pjes ty ne bacen e ajoles a ka mjell naj fik ky pushti suuuper 99ç, a xheba.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *