• |
ide | kryesore

Ish kryeprokurori Sollaku kundër Vetingut: Me këto ritme nuk mbeten më prokurorë dhe gjyqtarë!

Lajme, Të fundit



Ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku parashikon që me procedurat strikte për kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk do të mbetet më askush në sistemin e drejtësisë. I ftuar në Ora Neës, Sollaku tha se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duket sikur po kërkon gjilpërn në kashtë kur kontrollon pasuritë e njerëzve të sistemit të drejtësisë.

“Ka vendimarrje të tilla që duhet sikur “po kërkohet gjilpëra në kashtë” dhe me këto ritme ka një situatë ndrydhje nga gjyqtarët dhe prokurorët që me këtë situatë dhe me këtë metodologji vështirë se mund të mbeten në funksion 5% e magjistratëve, e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

T’u kërkosh sot gjyqtarëve dhe prokurorëve dokumentacion për periudhën kur ai nuk ka qenë gjyqtar, kur nuk e ka pasur detyrim në ligj për të mbajtur arshivë, nuk ka pasur dhe financier për të bërë bilancin; Sa mora këtë vit, sa harxhova dhe sa ngelën? Ka nevojë të korrektohet” tha ish kryeprokurori.

 

Theodhori Sollaku sugjeroi korrektim të mënyrës se rivlerësimit të pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sollaku ka qenë në krye të prokurorisë para Adriatik Llallës dhe më pas u bë pjesë e Asamblesë së Partisë Socialiste. Vetë Sollaku nuk ka kaluar veting.



4 Comments

  1. Sollaku je nje i korruptuar Ju bashk me plerat qe e kan katandisur Shqiperine ton ne ketej gjendet.
    Nuk ke drejt Fjale, kriminel.
    E pabesueshme se si kto Hajduta dalin e japin Mend !!!

  2. Lepiu bythen e Saliut si keshilltar i tij e me pas ai e beri kryeprokuror. Lepiu edhe bythen e Rames, u be anetar i Asamblese Socialiste per te fshehur vjedhjet e poshtersite e tij dhe te gruas se tij Ze – qi- nese. perse duhet te degjojme se cfare mendon ky per drejtesisne ? Di ky se si behet drejtesia ? Ne se di pse nuk e beri ? Pse nuk merrni edhe mendimin e Zani Caushit apo Jaho Mulosmanit ?

  3. Vettingu eshte aureole. Jane percaktuar kush do rri , kush do iki, dhe kush do herohet e futet ne burg. Nje pjese po kaq te papergjegjeshem jane treguar , kur kane patur dosje ne dore. Kane qene nje nga bandat ne pushtet, pas qeverise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *