• |
ide | kryesore

Këto janë dy dokumentet e klasifikuara që mund të jenë grabitur në postën e Prokurorisë së Durrësit

Lajme, Të fundit



Dy persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar postierin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe i kanë marrë disa materiale që ai kishte tërhequr nga posta. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në lagjen nr 11 në afërsi të postës së Durrësit. Nuk dihet ende me saktësi se çfarë konkretisht kishte në çantën e postierit këtë të martë, por dyshimet e para janë aty kishte materiale të klasifikuara.

Përgjithësisht në praktikën zyrtare në prokuroritë e rretheve, posta sekrete përmban dy lloj dokumentesh: transkripte të përgjimeve që sjell Prokuroria e Përgjithshme ose dokumente të tjera nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Se çfarë është grabitur konkretisht, s’e thotë për momentin as policia. Në reagimin e saj paraprak thuhet se “shtetasi I.K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar , të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta”.



2 Comments

    1. ti e tahiri,froku e doshi ishit dhe tash pyet a esht mir,se po vdiq e hani edhe per vrasje,nga trafikim droge ,femrash,perdhunim qe akuzoheni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *