• |
ide | kryesore

Lubonja: Katër bllofet e pokerit Rama- Tahiri

Arkiva, Kryesore



Nga Fatos Lubonja 

Pas kthimit të Ramës nga Gjermania, emri më i lakuar në vend është ai i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Titujt më të përhapur janë ato se Gjermania kërkon “kokën e Tahirit, a do ta japë Rama kokën e tij, a mjafton kjo?”.

Pas këtyre, pamë vetë Tahirin të bëhet kryelajm, duke deklaruar se hiqte dorë vetë nga mandati i deputetit për të mos u bërë pengesë e integrimit. Dhe ndërkaq, po vazhdon debati se çfarë do të bëjë Prokuroria: A do ta arrestojë, siç kërkoi disa muaj më parë, apo me kapjen e Prokurorisë nga Rama kjo nuk do të ndodhë, madje, dorëheqja është bërë me marrëveshje. Ngrihen edhe pyetjet, nëse do ta hanë gjermanët këtë apo jo?

Le të përpiqemi të hedhim pak dritë mbi këtë lëmsh pyetjesh. Së pari, duhet shtruar pyetja bazë: A mundet Tahiri ta ketë bërë me kokën e vet dhe për përfitime thjesht të vetat atë, që sot e quajmë “kanabizimi i vendit”? Është e tepërt të zgjatesh me argumente për të provuar se kjo nuk është e mundur. Tahiri me kokë të vet mund të ketë ndarë paret e ndonjë tenderi, mund të ketë marrë ryshfet për ndonjë favor e emërim të vartësve të tij, por kurrsesi nuk do të mund të guxonte të implikonte krejt strukturat e Policisë në trafikimin e kanabisit pa dijeninë e shefit. Në krye të kësaj strategjie ka qenë Edi Rama, i cili jo më kot, prandaj, mori për një kohë të gjatë rolin e përgënjeshtruesit të akuzave për trafik droge- sa duke i quajtur aeroplanët që trafikonin drogë, dezinfektues mushkonjash, aq edhe duke organizuar konferenca me ambasadorë për ta paraqitur Shqipërinë një vend që e luftonte drogën. Një provë më tepër e kësaj është, edhe fakti se sot e gjithë strategjia mbijetesës ekonomike dhe politike të Ramës është bazuar mbi riciklimin e parave të drogës nëpërmjet ndërtimit.

Në kontekstin e kësaj bashkëfajësie, lojtarët Rama, Tahiri e të tjerë po luajnë një lojë me bllofe. Kujtoj, se në lojën e pokerit blofi është kur njëri lojtar, që ka karta të dobëta në dorë, bën të fortin duke shfrytëzuar frikën e humbjes së lojtarëve të tjerë, duke hedhur në tryezë një shumë të madhe, së cilës të tjerët ose duhet t’i kundërpërgjigjen, ose mund të tërhiqen dhe atëherë blofisti fiton. Në lojën e pokerit Rama- Tahiri, etj, po shohim një seri blofesh lojtarësh të tillë me karta të dobëta.

BLOFI I PARË
Meqenëse provat kundër Tahirit, të nxjerra nga italianët, qenë shumë të rënda, Rama blofoi, duke thënë se në pyllin me pisha të drejta të Partisë Socialiste, edhe mund të kishte ndonjë dru të shtrembër, duke lënë të kuptojë se Tahiri mund të sakrifikohej për interesin e Partisë. Them blofoi, sepse ai e dinte se kishte karta të dobëta, se përndryshe, po të ishte me karta të forta, dmth i pastër, do të duhej të indinjohej dyfish: së pari, për ato që i kishte bërë Tahiri pas shpinës dhe, së dyti, për faktin se ai e kishte njollosur të gjithë partinë padrejtësisht. Ndërsa ai foli me shpresën se Tahiri do ta pranonte fatin e tij pa implikuar të tjerët, dmth duke i thënë se, tek e fundit, duhet ta pranonte se kali i kapur shin lëmin.

BLOFI I DYTË
Mirëpo Tahiri nuk e hëngri këtë blof, ai u kundërpërgjigj. Sipas disave, këtë e bëri duke u mjaftuar me deklaratat në media ku përdori fjalët e Ramës “nuk keni parë gjë akoma”, kurse, sipas të tjerëve, duke shantazhuar direkt, nëpërmjet të tretësh, se do të nxirrte në shesh të vërtetat e përfshirjes së Ramës (sipas disave edhe të vëllait) në aferën e bashkëpunimit të qeverisë me krimin e organizuar, si dhe me prova komprometuese ndaj ministrave të qeverisë, që i ka siguruar kur ishte ministër i Brendshëm. Kjo e bëri Ramën të tërhiqet duke i rreshtuar deputetët e Komisionit parlamentar të Mandateve dhe Imunitetit në mbrojtje të Tahirit. Ndërkaq, Rama punoi me shpejtësi për të kapur Prokurorinë nëpërmjet zëvendësimit të Llallës me Arta Markun.

BLOFI GJERMAN
Pse them “blofi gjerman”? Sepse nuk jam i sigurt, nëse gjermanët ia kanë ngritur Ramës çështjen “Tahiri”, për të kuptuar disi më mirë se implikimi i tij për të mbrojtur Tahirin buron nga fakti se ministri ka qenë më shumë një urdhërzbatues sesa një protagonist në strategjinë e bashkëpunimit me krimin e organizuar? Po ashtu nuk jam i sigurt as nëse gjermanët kanë kërkuar hollësi mbi mosheqjen e imunitetit të tij për t’u siguruar se Reforma në Drejtësi, për të cilën po flitet kaq shumë, nuk është kapje e drejtësisë krejtësisht nga maxhoranca për të shantazhuar nëpërmjet saj opozitën e për të mbrojtur njerëz si Tahiri. Kam frikë se, edhe atyre u duhet thjesht një justifikim si arrestimi i Tahirit, për arsye sa të elektoratit të tyre aq edhe të stabilitetit dhe gjeostrategjisë për t’i hapur rrugën Shqipërisë në BE – gjëra këto që për ta janë më të rëndësishme sesa vuajtja e shqiptarëve në këtë regjim, ku sundon krimi i organizuar. Dhe kjo është dobësia e kartave të tyre.

BLLOFI I KATERT
Dhe ja ku vijmë në momentin pas vizitës së Ramës në Gjermani, ku u duk se ai nuk kishte rrugë tjetër, veçse ta lëshonte Tahirin. Ndërkaq Tahiri, duke ndjerë rrezikun, tentoi të blofojë edhe një herë me deklaratat që lëshoi nëpër media, që u interpretuan si një shantazh i ri ndaj Ramës. Nuk dimë se çfarë ka ndodhur, por, më me gjasa, Rama, i sigurt që ka në dorë karta shumë më të forta se Tahiri, tani që ka edhe Kryeprokuroren nën urdhrat e veta, i është kundërpërgjigjur blofit ose duke i çuar Tahirit fjalë se ai mund të zgjedhë të hyjë në burg për pak kohë, sa të mbyllet me sukses loja e tij politike me ndërkombëtarët, ose duke i dhënë garanci se mjafton të lërë imunitetin, sepse asgjë nuk do t’i ndodhë. (Sesa i zihet besë Ramës pastaj në këto premtime, është çështje tjetër).

Dhe ja ku Tahiri, të mërkurën më 3 maj, i tha “pas” Ramës, që në gjuhën e pokerit do të thotë se hoqi dorë nga lufta, duke iu dorëzuar blofit të Ramës. Doli me një fjalim dorëheqjeje nga deputetllëku, që mallëngjeu mjaft njerëz për shkak të disa të vërtetave të hidhura që tha për klasën politike që na qenka shumë herë më e keqe se ai. Por të mallëngjyerve u duhet kujtuar se kur disa të vërteta thuhen, për të mbuluar disa të vërteta të tjera ato nuk quhen të vërteta, por mashtrime. Shkurt, pyetjet që ngrihen sot janë, nëse Tahiri është dorëzuar nga kundërpërgjigja e Ramës ndaj blofeve të tij, apo janë marrë vesh që të dy për të blofuar gjermanët. Dhe, gjithashtu, se mos edhe gjermanët, edhe ndërkombëtarët po blofojnë me shqiptarët dhe elektoratin e tyre. Kjo mbetet për t’u parë, por problemi është se gjithë këtë histori, shqiptarët po e ndjekin sikur kanë të bëjnë me një lojë pokeri dhe jo ashtu siç do të duhet ta ndiqnin: duke u ngritur me indinjatë në protesta kundër kësaj loje tragjike me fatet e tyre. /Panorama/



20 Comments

  1. hahahahahahah….. te ka lene burgu me pasoja o trap… Po nuk na duhet keto lloqe kafesh ne… ku i keni ata prokuroret e flakte qe kerkojne arrestimin… te dalin tani meqe kishin shume prova ne tetor… tani s’ka me gili vili… kur do t’i besh gropen tjetrit me doren e Llalles.. hajdarmata bie vete brenda

  2. Me ate biben Arta Marku qe Rama e mban poshte tavolines e qe u zgjodh rrembimthi vetem se ai Llalla dergoi ne parlament nje kerkese per heqje imuniteti te Tahirit, c’do bllof mes Rames e Saje qorrit mund te funksionoje. Problem mbetet vetem prokuroria e Katanias, asaj nuk ka c’fare ti beje cifti homo Ram-Tahiraq. Si dhe faktit qe ate Audin AA OO3GB e ka perdorur Saja pas shitjes zyrtare te Habilajt “e pa njohur”.

  3. Bukur e ke gjet’ Fatos – ky kumarxhi vetem poker di te luaje dhe vetem te parate qe mund te fitohen aty e ka mendjen.
    Sa per protestat qe konkludon, Rama me 2013 hyri ne loje me “protestat ne xhep”, dmth kur njerezit i kishin ezauruar protestat me Berishen dhe qeverisjen e tij te kalbur. Ai, ne thelb, i kishte blete protestat – ne fakt, kemi pare protesta vetem te tipit “hiqe traun per katundin tone”, “ndal kimikateve nga Siria”, ….
    Rama eshte nje lojtar i mire pokeri.
    Por kur te vije radha te luhet SHAH, AI ESHTE NJE LOJTAR SHUME I DOBET SHAHU, NGA ATA QE ZIHEN MAT ME 15-20 LEVIZJE!

  4. Tahip uroj vertet qe Rama te zihet mat shpejt! Rrokada e tij e forte ishte Tahiri, por tani Torrja Tahiri ka levizur dhe rrokada nuk behet dot!
    Kurse Tos Lubonja eshte shume i mprehte kur ja do puna, se kur punonte per Ramen dhe me Ramen nuk ishte kaq analist i madh i Rames. Me shume personalitet ka MucNano sepse i sherben ekskluzivisht vetem Rames

  5. As Gjermanet, as Lu-ne nuk e blofon dot o Lubonja!! Ti deri ne Itali shkon, dhe mbase gazetat italiane lexon!!

  6. I paemer, kuptohet bastard i Mero Bazes ose Remzi Lanit, heren e fundit per vizite te doktori kam qene kur nje kelysh bushtre me lehu para syve dhe rreshkita disi ne rruge, por pa demtine(vertet!)
    Ishe ne parade per 5 Maj?

  7. Asnje politikan nuk duhet te futet ne burg pa u futur ne burg me pare sharlatanet Sali Berisha dhe Lulzim Basha qe e kane “shkerdhyer” kete vend dhe kete popull, kane vrare dhe vjedhur pa limit.

  8. Lubonja , si gjithmone i sakte konciz derrmues per ata qe ju cjerr masken. Mendoj qe Tahiri per Ramen eshte luga e corbes. Duket sikur po e anashkalon kete skandal, duke e bere lanet Tahirin. I ka dhene garanci qe nuk do denohet shume dhe do gezoj pasuri te tera te tij te vendosura nga trafiqet e droges dhe korrupsioni. Rama me Tahirin ishte nje. Ishte avokati i tij. Tahiri ishte po aq i fuqishem sa Rama. Nuk i fliste njeriu me goje, kushdo te ishte pervec Rames. Sillej si kaubojs, arrogant dhe i frikshem. Ministrat e dine shume mire kete. Pretendonte bashkine e TR, te cilen Rama ja kishte premtuat. Tahiri ka pranuar garancite e Rames, por Rama eshte i ikur per vete. Askush nuk mund ta mbroj ate, por dhe disa ministra te tjere si ai ish i shendetsise, i transportit dhe energjitikes, i financave. Te gjithe e dine si do perfundoj kjo histori. Eshte vetem ceshtje kohe.

  9. Andi,Shkullaku dhe Lubonja jane agjente mercenare te disa njerezve qe jetojne jashte Shqiperise! Kontrolloni nga paguhen dhe do te shihni se jane spiune te ish shqiptareve qe lane atdheun pas luftes N-Clirimtare! Ata jane e keqja e Shqiperise! Se shpejti do te dale se kush sponsorizon keta te tre bashke me Zhejin,Lelen dhe disa te tjere!

    1. Je kapoja i injorantëve dhe idiotëve në këtë portal.
      Si në 1944, sot kush po e le atdheun? Të zotët dhe të aftët, ndërsa idiotët, injorantët, të diplomuarit me kurse verore, lapangjozët, servilët, hajdutët dhe pleqtë kanë mbetur në këtë hale vend që është atdheu ynë i përdhunuar nga edvini dhe hajdutët e tjerë.

  10. Eh Fatos zeza! Fatos zeza te them sepse mendja jote e deformuar tere kohen merret me te zeza dhe kulisa,duke ndjelle si kukuvajka vbetem zi.Te them Fatos zeza se ti vete e bere kurban babin tend per te shpetuar bythen tende.Jane raste shume te rralla kur njeriu shet prindin nga friga.Ky sindrom ndoshta eshte edhe burimi i negativitetit dhe zise qe shperndane ne shkrimet tua.Me siguri shperndarja e negativitetit te lehteson se i mendon te gjithe siveten tende,por nuk eshte ashtu ore Fatos.A nuk e shikon se ketyre thirrjeve tua per tu ngritur ne duet me Berishen nuk po i pergjigjet askush.Madje edhe po ti ngrihet ndokujt ata nuk ju duan prane ty me Berishen sepse ju ma nuk ua ngrini askujt.Ti pirdh.. pirdh.. nese te duket se te bene mire por mos mendo se nuk te njohim kush je ti ore Fatos zeza.

    1. Vertetesia e shkrimit te Lubonjes duket te ulerimat e buceve te Rames. Sa me fort godet ne shenje Fatos Lubonja, aq me fort ulerijne nga dhembja bucet e mallkojne Lubonjen.

  11. Saimir,
    e paska njohur zagari zagarin. Lavdi zotit e paske kaluar lehte.
    Ne paraden e 5 Majit nuk mare dot pjese se jam ana tjeter e henes, por ndoqa ndeshjen e boksit te zagareve te rraces tende (nga dy krahet) ne lajmet ne internet.

  12. Agron, verejtje me.vend! Sa me shume shkruan Lubonja mbi Ramen, aq me shume lehin buçet endrifugiste e taoballiste…

  13. “Një provë më tepër e kësaj është, edhe fakti se sot e gjithë strategjia mbijetesës ekonomike dhe politike të Ramës është bazuar mbi riciklimin e parave të drogës nëpërmjet ndërtimit. ” Ky veshtrim i Lubonjes pasqyron realitetin e damkosur ne te cilin jetojme. Sa jane realisht shanset qe vendi te vihet ne shinat e duhura? Nga kjo analize e sakte, ZERO…

  14. Cte bej dhe Rameziu me pare. Punoj e lodhem per ju. Ka shume ngarkese puna kryeminister, tha. Tregon vetem se, ne kete moment, pas 20 vjeteve ne pushtet ndjehet pak i ngopur ne para. Tani duket qarte qe do te shkeputet. Por nuk di si!!! Eshte vertet halli madh. Te gjithe grupet e te forteve tek ai lidhen, tek ai i kane syte. I bejne presion, nuk e lene te ike. Do ikim te gjithe bashke i thone. Ai ka frike. Ka frike vertet. Gjumi i prishet, i dridhet buza, djersit, cakerrehen syte. Eshte vertet per te ardhur keq. Une e kuptoj. Eshte valle fort kjo , per nje spurdhjak qe se mban dot. Por kontrata me popullin eshte marre-dhenie. Deri tani ka marre. Mbase ka ardhur koha te jape ai tani. Jane ca halle qe nuk zgjidhen me leke. Dhe Tahiri shume i forte ishte para nje viti, por tani duket i cfilitur, i mbaruar. Eshte cikel, do bjerre dhe Rameziu.
    Sa per Lubonjen , nese ky komb do kishte nja 4-5 te tille, Berisha Rama Meta nuk do ishin me sot, ne skenen politike.

  15. Skam gje kunder shkrimit, por kemi nje broblem qe eshte me i madh se bllofet e ketyre. Kanabizimi i Shqiperise. Vertet besoni se kanabizimi i Shqiperise do mari fund ndonjehere?

  16. vet fitto dhe dora e rames te goja qe mos te degjohet zeri se çka flasin sejrete me tahirin,tregon te gjitha perqimet e tyre per multi trafike e vjedhje shteti.
    me tutje skam çka e zgjas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *