• |
ide | kryesore

Merret në pyetje shoferi i Saimir Tahirit, çfarë tha për dy patentat në dëshminë e parë

Lajme, Të fundit



Shoferi i Saimir Tahirit do të dëshmojë për herë të dytë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për lëvizjet e ish ministrit dhe dy patentat e skafit që u gjetën në makinën e Orest Sotës. Gentian Caka është pyetur më parë, pasi emri i tij u përmend nga biznesmeni Sota që lëvizte me mbi 800 mijë euro dhe dy patentat e mjeteve të lundrimit në emër të Saimir Tahirit në makinë.

Në përgjimet që iu bënë Orest Sotës pas arrestimit në nëntor të vitit të kaluar, dilte se patentat e Tahirit ishin harruar nga Gentian Caka në makinën e biznesmenit.

Sipas prokurorisë, Sota dhe shoferi i tij personal, Leonard Almeta janë përgjuar nga drejtoria e Policisë së Elbasanit, ku biznesmeni mësohet se ka pyetur shoferin se “Çfarë duan patentat e Tahirit në makinën time?”.

Ndërsa Almeta (shoferi i Sotës|) i është përgjigjur se “I ka harruar Gent Caka” (shoferi i Tahirit). Më pas është përgjuar edhe Caka kur ka folur me Almetën, pasi është lënë i lirë. Caka mësohet se i thotë Almetës “Nuk ka faj Oresti pasi i kam harrur unë ato aty”.

Lëvizjet e reja të prokurorisë vijnë pas një periudhe apatie, kur organi i akuzës u duk se u dorëzua në çështjen e ish ministrit, që u mbrojt nga vota e deputetëve të Partisë Socialiste dhe nuk u lejua të arrestohej. Tahiri tashmë nuk është deputet dhe nëse prokuroria gjen një provë apo të dhënë të re nga hetimet, nuk ka nevojë të marrë miratimin e parlamentit. Por që nga nëntori i vitit të kaluar, në krye të Prokurorisë së Përgjithshme është Arta Marku, e zgjedhur me 69 votat e Partisë Socialiste në parlament.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *