• |
ide | kryesore

Pas inaugurimit të Putin, i besuari i tij Medvedev votohet sërish kryeministër i Rusisë

Planet



Parlamenti rus miratoi Dmitri Medvedev si Kryeministër në një tjetër mandat, pas emërimit të djeshëm nga Putin, pavarësisht kundërshtimit nga grupet e majta parlamentare.

Në pajtim me ligjin rus, qeveria e Medvedev u shkarkua pasi Vladimir Putin u betua si president të hënën, por të gjithë anëtarët e saj vazhdojnë të punojnë derisa të formohet kabineti i ri.

Po dje, Putin emëroi Medvedevin si kryeministër dhe Duma e Shtetit vendosi të votojë sot.

52-vjeçari Dimitri Medvedev kryesoi qeverinë ruse për kohëzgjatjen e mandatit të mëparshëm presidencial të Putinit, nga 2012. Para kësaj, ai shërbeu si president rus për katër vjet, ndërsa Putin kryesoi qeverinë.

Medvedev ka një javë t’i paraqitur presidentit të rizgjedhur Vladimir Putin propozimet e tij mbi strukturën e qeverisë së re, së bashku me kandidatët për postet e mëdha të kabinetit.

Medvedev është një prej njerëzve të besuar të Presidentit ru Vladimir Putin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *