• |
ide | kryesore

Propaganda e Ramës para kamerave, kërcënon drejtorin e Hipotekës: Nëse nuk e zgjidh problemin deri nesër pasdite, “mirupafshim”

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Laç, ka kërcënuar drejtorin e Hipotekës së këtij qyteti, me shkarkim.

Shkak u bë ankesa e një qytetari, që tha se nuk i hipotekojnë shtëpinë.

Qytetari: Kam një problem me shtëpinë, se nuk më hipotekojnë shtëpinë, më thonë që kam probleme.

Rama: Është këtu ai drejtori i Hipotekës?

Drejtori i Hipotekës: Ka një mbivendosje në hartë.

Rama: Nesër ne mëngjes zotëria do vijë që të të takojë.

Do çosh ekspertët ta shikojnë.

Shko zgjidhe dhe jepi certifikatën.

Dhe deri në pasdite duhet që të zgjidhet dhe të më vijë lajmi mua.

Po nuk erdhi lajmi nga ty tek unë, do vijë lajmi nga unë tek ti, dhe nuk do jetë pozitiv.

Drejtori i Hipotekës: Po, në rregull.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *