• |
ide | kryesore

Rama: Këtu nuk ka oligarkë, e vërteta e heqjes së taksave për hotelet e luksit

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama mohon lidhjet e tij apo të qeverisë së tij me ata që shumë i quajnë oligarkë. Në një intervistë për emisionin “Top Show”në TCH, Rama tha së në Shqipëri nuk ka oligarkë.

“Mbetën këta duke nga përmendur oligarkët. Oligarkët. Oligarkët. Oligarkët që u thonë këta nuk janë oligarkë, por nejse. Paguanin vetëm 10%, njëlloj si gjithë të tjerët. Njëlloj si 15-katëshi dhe një kioskë këtu afër jush. Ne e bëmë 15% dhe ua marrim direkt dhe jo me “t’i kam” – tha Rama.

Menjëherë më pas nisi të flasë për heqjen e taksave për hotelet e luksit dhe ata me “5 yje”. Për këtë iniciativë, Rama është kritikuar shpesh se e ka marrë pikërisht për të favorizuar ata që quhen oligarkë, por Rama ka një tjetër përgjigje.

“Shqipëria nuk ka sot një hotel luksi. Pse përdoret kjo skemë lehtësimi për hotelet e luksit? Sepse hotelet e luksit sjellin investime, sjellin punësim dhe bëjnë që të vijnë shumë para në vend. Hotelet e luksit janë instrumente të rritjes ekonomike dhe të punësimit. Ne kemi pasur edhe debate brenda nesh. Në 25 vjet ne nuk ndërtuam asnjë hotel me 5 yje. Mali i Zi i ka pagat më të larta në rajon vetëm nga turizmi. Ne shpresojmë që të fusim një shumë të madhe investimesh të huaja në këtë fushë” – tha Rama. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. z. Rama po si ka mundesi u ndryshua ligji per lojrat e fatit duke lejuar Kazino me 5*yje ne Hotele brenda qendres se Tiranes nese nuk jeni influencuar nga keta nga kush tjeter u dashka influencuar qe juve ndryshuat ligjin nga Zoti. Po si mund te vazhdosh te mashtrosh popullin tend, po thuaj ore zoteri gjerat si jane merrni ore kosto njehere persiper se keni 25 e kusur vite qe vec jeni bere si shushunjat

  2. Kush eshte ai maskara qe thote se ketu ka oligarke dhe te varfer ekstrem? Ketu vetem pese vete me numer fitojne çdo tender dhe pjesa tjeter prej 2.999.995 ngrofen ne diell ( kur ka ) . Marrezi pa fund nga super kazani Rama.

  3. O -zagar -ti takson nje shites ambulant-qe mezi nxjerr buken e gojes dhe nuk takaon ata qe kane hotele dhe restorante qe jane milionere ,sepse ata jane shpura e juaj ,ata te duhen per te blere votat tuaja ,ata te duhen per te punesuar sa here qe ka zgjedhje hallexhinjte .

  4. O -zagar -ti takson nje shites ambulant-qe mezi nxjerr buken e gojes dhe nuktakson ata qe kane hotele dhe restorante qe jane milionere ,sepse ata jane shpura e juaj ,ata te duhen per te blere votat tuaja ,ata te duhen per te punesuar sa here qe ka zgjedhje hallexhinjte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *