• |
ide | kryesore

‘Të lirohen protestuesit e burgosur”, peticion drejtuar Presidentit Meta nga këshilltarët e 3 bashkive

Lajme, Të fundit



Këshilltarët e tre bashkive, Kukës, Has dhe Tropojë kanë nënshkruar një peticion drejtuar Presidentit, Ilir Meta për lirimin e 4 protestuesve që mbahen të burgosur pas revoltës në Rrugën e Kombit. Këshilltarët kërkojnë nga Meta të ndërhyjë për protestuesit që u arrestuan pas protestës në Kalimash kundër vendosjes së taksës në Rrugën e Kombit.

“Në vijim të situatës së krijuar pas protestave për anulimin e taksës në Rrugën e Kombit, ne, këshilltarët bashkiakë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, ju kërkojmë si President i Republikës të ushtroni autoritetin tuaj ligjor për lirimin e 4 të burgosurve si dhe ndërprerjen e procedimit penal ndaj protestuesve të tjerë. Ne si këshilltarë bashkiakë do të vazhdojmë të jemi në mbrojtje të tyre deri në shpalljen si të pafajshëm” thuhet në peticion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *