• |
ide | kryesore

Trump jep sot vendimin për marrëveshjen me Iranin, a do rikthehen sanksionet?

Planet



Presidenti amerikan Donald Trump do të bëjë publik vendimin për marrëveshjen bërthamore me Iranin pasditen e së martës.

Lajmin dha vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë përmes një njoftimi në Twitter. Afati për vendimin e SHBA-ve skadonte më 12 Maj.

Me shumë gjasë Presidenti Trump do të vendosë për të dalë nga marrëveshja e vitit 2015, që ai e ka cilësuar më të keqen e firmosur në histori.

Marrëveshja parashikon që Irani të ndalë zhvillimin e programit të saj bërthamor në këmbim të heqjes së një pjese të madhe të sanksioneve nga Perëndimi. Nëse Trump vendos të tërhiqet nga marrëveshja, Irani do të përballet sërish me sanksione, të cilat do të ishin mbytëse për ekonominë e vendit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *