• |
ide | kryesore

VIDEO/ PSG fiton Kupën e Francës (shikoni golat)

F1, Sport



Pas kampionatit PSG ka triumfuar edhe në Kupën e Francës. Parizienët kanë mundur 2-0 në finale ekipin surprizë të Les Herbiers që aktivizohet në ligat inferiore. Yjet e Unai Emery e kanë dominuar këtë takim nga fillimi deri në fund.

Pasi goditi dy herë shtyllën, Lo Celso arriti që të shënonte një gol të bukur nga largësia në minutën e 26-të. Mbappe shënoi një tjetër gol në minutën e 49-të, por që gjyqtari i ndeshjes e anuloi pas konsultimit me VAR.

PSG dyfishoi shifrat në minutën e 74 me Cavani nga pika e bardhë e penalltisë. Modestët e Les Herbiers tentuan të shënonin në fund të takimit, por nuk ia dolën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *