• |
ide | kryesore

Vjen Izet Haxhia, reagon Berisha: Ju them kush qëndron pas ekstradimit

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë në lidhje me ardhjen këtë mbrëmje të Izet Haxhisë, ish-truprojës së tij i cili e akuzon Berishën si të implikuar për vrasjen e Azem Hajdarit.

I ftuar në emisionin “360 gradë”, Berisha ka deklaruar se ardhja e Haxhisë është “një kriminel më shumë në krah të Ramës”. Berisha është shprehur se Izet Haxhia është kthyer falë Ramës në Shqipëri, e madje se kryeministri ia ka kërkuar Turqisë ekstradimin e tij si një favor.

“Një kriminel më shumë në krah të Ramës. Ai është një kriminel i dënuar me 25 vite burg, sipas mediave i dënuar në Greqi përjetë dhe del në krah të Edi Ramës. Pse erdhi tani? E solli Edi Rama! Lajmet thonë se Ministria i ka premtuar hapjen e çështjes, Edi Rama i ka premtuar hapjen e çështjes. Si mund të hapë qeveria çështje gjyqësore?! Nxorën fytyrën e tyre!

Rama është një kryefrikacak, unë nuk kam çfarë të them ty, se o ti e njeh të brendshmen e tij o se njeh askush! Mos më bëjë të hyj unë në ca gjëra të rinisë së tij, nuk po flas se shkon e qan pastaj!” – thotë Berisha duke shtuar se Haxhia duhet të ketë një dënim më të ashpër për shkak të arratisë 20-vjeçare.

“Për 20 vite burg që nuk ka ardhur, ai meriton një ndëshkim të ri. Ka mashtruar drejtësinë shqiptare për 20 vite me radhë. Konform ligjeve të çdo vendi të botës ai duhet të rëndohet dënimi” – tha Berisha që ka bërë akuza edhe më të ashpra ndaj ish-kreut të SHIK-ur Fatos Klosi.

“Fatos Klosi përbën në historinë e këtij vendi një nga kriminelët dhe vrasësit e këtij vendi. Ai është i implikuar në vrasje. Ju sugjeron të lexoni një shkrim të Chriss. Jam unë që kam denoncuar makinat me drogë në oborrin e Fatos Klosit. Me dokumenta kjo”.

“A do hapet çështja? Ai gjyq nuk është bërë nga prokurorë shqiptarë. Dëshmia ime ka qenë kyçe. Ai është bërë nga prokurorë ndërkombëtarë të sjellë nga OSBE. I vëllai i Izetit ka bërë 15 vjet burg dhe tani ka dalë. Ka bërë dhe një libër” – e mbyll Berisha. ©LAPSI.al.



5 Comments

  1. Breaking news ose Lajmi i fundit! Sipas disa deshmitareve Izeti paska thene qe Andit i pelqente kur Berisha kujdesej per te ne Paris! Domenthene kur ja lante bythkat Andit! Dhe per kete Andi i ka kerkuar me vone qe ta bente prape ate pune Saliu! Dhe faktet flasin vete! Andi eshte bere nje Sali i dyte nga qe i pelqen qe ky njeri nga Vicidoli sa ta preke here pas here nga prapa kuptohet! Mire po e paska marre vesh Shkullaku dhe Basha qe ju u ka treguar Argita ne Prishtine ngjarjen. Edhe me Zhejin pa folur per Yllin dhe Blendin qe dikur ka qene edhe Mero Baze! Faktet jane fakte kur i thote ish bodyguardi i Saliut!

  2. Ai mund te jete Kriminel por KRIMINEL mbi KRIMINELET je ti BANDIT e BASTARD Berishe qe C’fare nuk i ke bere Shqiperise dhe Shqiptareve! Eshte pak te thuash se Ti je Kanceri i Shqiperise qe per 28 vite qendron Vend Numero Gjykata dhe Prokuroria.

  3. Mund te thuash gjithshka o shoku Sali, por nje gje duhet ta thuash me bindje: deri kur ku njeri ka qene turproja yt dhe njeriu yt i besuar???? Pastaj pallavrat e llojit ishte, eshte do te jete etj etj sot nuk pijne me uje.

  4. Erdogani e ka prure Izetin ne kembin te gylenisteve qe jane ne Shqiperi.Edyta Erdogani don te hakmerret per per mos votimin qe Berisha beri ne kombet e bashkuara per ceshtjen palestineze. Izeti dote qendroje gjate ne burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *