• |
ide | kryesore

200 euro për një provim/ Pranga dekanit dhe vartësve të tij

Kryesore, Lajme



Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë goditur një rrjet të gjerë korrupsioni që vepronte në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, duke filluar nga dekani i këtij institucioni. Mësohet se dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” ju merrte studentëve nga 200 euro për një provim.

Në pranga kanë rënë shtatë persona, mes të cilëve dekani Albert Riska, shefja e departamentit të Gazetarisë, Elvira Lumi, pedagogia Erjola Calja, si dhe disa sekserë. Ndërkohë po vazhdojnë hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet korrupsioni.

Policia bën me dije se personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme, duke shpërdoruar funksionin publik, kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.

Në kuadër të këtij operacioni pas një hetimi disa mujor me metoda speciale u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

1- Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.
2- Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.
3- Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.
4- Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.
5- Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.
6- Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.
7- Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.

Për këtë rast ka reaguar menjëherë pas arrestimeve rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani’ , i cili ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dekanit Albert Riska, shefes së Departamentit të Gazetarisë, Elvira Lumi, dhe të pedagoges Erjola Çalja.

Nga ana tjetër, duket se dekani Albert Riska dhe shefja e departamentit, Elvira Lumi, janë mjaft të afërt me njëri-tjetrin, pasi kanë disa herë në foto së bashku.

 



3 Comments

  1. Elviren e e mbaruar qe flet me vete paskan arrestuar??,aty jane 99% e pedagogeve per GALERE jo per burg,te gjithe sheike te thyejne koken ne para euro e dollaro,sigurisht jo nga rrogat po nga libra qe te shesin me detyrim e nga tarifat e provimeve,nuk i di shteti keto?

  2. Keta qenkan te lire me 200 Euro. Maqo ish burri i Linda Rames merr 500 Euro per provimin ne matematike te Shkencat e Natyres ne Tirane. Ngel gati gjithe klasen e po nuk i dhane parate (ne Euro sigurisht) nuk kalon njeri.

  3. Gjynah.Kali qe kapet shine lamen.Sa ka per tu arrestuar para ketyre.Shkoni tek ekonomiku ku tarifat jane akoma me te larta per te marr 1 provim.Shkoni tek infermieria ku Skender Topi dhe Cim Hidri te japin dipllome pa u paraqitur fare ne provim.Shkoni tek cikli ulet ku Vali e ka kthyer ne universitet privat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *