Revista ekonomike amerikane “Forbes” ka publikuar listën me 10 njerëzit më të fuqishëm në botë për vitin 2018. Në listën e ‘Forbes’ vendin e parë e mban presidenti i Kinës, Xi Jinping, vendin e dytë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ndërsa në të tretin presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Renditja më pas vazhdon me miliarderë dhe Papa Françeskun.
Zyrtarët e “Forbes”-it njoftojnë se në përgatitjen e listës prej 75 personave merren parasysh aftësitë e këtyre personave në ndikimin e njerëzve dhe efektiviteti i përdorimit të burimeve financiare dhe të pushtetit që ndodhet në duart e tyre.
Xi Jinping u radhit në vendin e parë duke e kaluar presidentin rus Putin i cili për 4 vite me radhë e kryesonte këtë listë.
Dhjetë emrat e parë të kësaj liste janë si më poshtë:
1. Presidenti i Kinës, Xi Jinping
2. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin
3. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump
4. Kancelarja gjermane, Angela Merkel
5. Themeluesi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos
6. Udhëheqësi i Kishës Katolike, Papa Françesku
7. Themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates
8. Princi Trashëgimtar i Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman
9. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi
10. Njëri nga themeluesit e Google, Larry Page