• |
ide | kryesore

Ja si u mbrojt Fatmir Xhafaj për dënimin me burg të të vëllait

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj pranoi sot në një konferencë për shtyp përfshirjen e të vëllait, Agron Xhafaj, në një rrjet trafiku droge 15 vite më parë, dhe të dënuar me 7 vite me vendim të formës së prerë në Itali, por ka theksuar se kjo gjë nuk implikon qeverinë ku bën pjesë.

Xhafaj tha se nga pala italiane nuk ka pasur asnjë kërkesë për ekstradimin e vëllait të tij, apo për vënien në punë të policisë për ta dërguar Agron Xhafës drejt shtetit fqinj.

Deklarata e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj: 

Sot Partia Demokratike paketoi mediatikisht si zbulim të ri një çështje të ndodhur në vitin 2002, e cila ka më shumë se 15 vjet që e sjell dhe e risjellë në vëmendje të publikut këtë çështje!! Dhe kjo ndodh sa herë që kundërshtarëve politike u duhet të luftojnë me baltë, çka nuk luftojnë dot me argumenta në punën time, si dje gjatë reformës në drejtësi ashtu edhe sot si Ministër i Brendshëm.

Vendimi i gjykatës italiane, lehtësisht i gjendshëm edhe online, i ditur dhe i njohur prej vitesh prej tyre dhe prej kujtdo tjetër të interesuar, shqiptar apo partner ndërkombëtar, i publikuar dhe i stërpublikuar në mediat prane tyre, ka ridalë sot si e vetmja armë kundërshtie mesa duket ndaj meje, sot si Ministër i Brendshëm.

Dhe mesa duket unë nuk duhet të bëjë gjë tjetër veçse të ripërsëris veten në lidhje me riprezantimin e kësaj akuze.

Duket e thjeshtë, por akoma unë nuk kam mundur të kuptoj se cili është problemi i personalitetit tim si njeri dhe si zyrtar në lidhje me çfarë bën, apo akoma më shumë se çfarë ka bërë para 15 vitesh im vëlla. Ndërkohë që nuk kam se si të kuptoj çfarë kërkohet sot tjetër përveç baltosjes sime, nëse në raport me këtë çështje as kam pasur e as kam asnjë lloj pushteti për të ndikuar në çfarëdolloj forme mbi të.

Kjo është një çështje e zhvilluar në Itali, në kohën kur këta që sot e rizbuluan ishin në pushtet, dhe asnjëherë në asnjë rast, as qeveria e tyre, as Qeveria tjetër më pas dhe as kjo Qeveri nuk janë kontaktuar as shkresërisht, as informalisht nga autoritetet e një vendi tjetër për të kërkuar çfarëdoqoftë për këtë çështje.

Nuk kam se çfarë t’i shtoj më shumë atyre çfarë unë kam thënë publikisht në lidhje me këto akuza se sa unë kam thënë në 2002, 2005, 2010, 2016 dhe 2017.

Gjithkush i interesuar gjen në këto deklarime qëndrimin tim koherent në lidhje me këtë çështje.

Historia e tim vëllai, e lidhur me një ngjarje të vitit 2002, kur ai ishte një 25-vjeçar i gjendur në vendin e gabuar dhe nën shoqërinë e njerzëve të gabuar, nuk e implikon as dje dhe as sot qeverinë ku unë bëj pjesë. Ajo ka qënë e mbetet një histori e tij personale dhe vetëm e tij.

Cilido në këtë vend, përfshi dhe mua apo familjarët e mi nuk është mbi ligjin.

Por ajo çfarë është më e rëndësishme është fakti se kjo qeveri nuk i siguron dhe nuk i garanton imunitet nga shkelja e ligjit askujt. As mua! Këtu jam dhe do jem, një qytetar i vendit tim që kurrë nuk ka shkelur e nuk do të shkelë ligjin, as për llogarinë time dhe as për llogarinë e të afërmve apo të njohurve të mi. Të tjerat janë politikë e llojit më të ulët dhe nuk janë puna ime.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Xhafaj përgjigjet për vëllain: Ç’punë kam unë ç’ka bërë 15 vite më parë

VIDEO/ Çfarë ka thënë Fatmir Xhafaj për të vëllain Agronin, i dënuar për kokainë në Itali

PD nxjerr dokumentin/ Si gënjeu Fatmir Xhafaj për vëllain e dënuar për drogë në Itali



6 Comments

    1. Ore pergjegjesia penale me sa di une eshte personale. Tani ca pune ka MB per veprimet qe ka bere vllai kur ka qene adoleshent.

    2. Nuk e kuptoj pse bejn sikur ben ndonje zbulim te madh apo aq e kane hapin. Gjejn nje vendim gjykate dhe ju duket sikur cfare ben.

  1. Deputeti dhe ministri ndoshta me dinjitoz i periudhes demokracise.
    Me qllimin per t’a dnigruar figuren e tij u vetem se irritoni njerzit e ndershem dhe paksoni simpatizantet tuaj.

  2. Turp per ju qe perpiqeni ta mbroni.
    Droga eshte problemi madhor I Shqiperise.
    Mund te na thoni ju komentuesit se si mund ta luftoje drogen ky qe nuk ka ne terezi vellain e vet?
    Ky qe gjithmone I ka bere bisht akuzave duke thene se po i hedhin balte se fajin ja ka opozita. Ndersa vellai I tij na qenka dele ne vendin e gabuar ne kohen e gabuar dhe se ishte vetem 25 vtec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *